Apple, pajisje që kontrollon iPhone-in në distancë

E keni menduar ndonjëherë të keni një unazë inteligjente me anën të cilës të mund të kontrolloni iPhone-in në distancë?

Epo duket se edhe kjo nuk është më e pamundur pasi Apple po planifikon të krijojë një “unazë inteligjente”. Kompania ka aplikuar për një patentë për krijimin e kësaj pajisjeje elektronike e cila nuk do të përdoret vetëm si aksesorë, por do të kontrollojë edhe iPhone-in në distancë.

Sipas të dhënave paraprake “unaza inteligjente” do të ketë ekran me prekje, mikrofon, kamerë, sensorë lëvizjeje dhe dridhje për të kontrolluar iPhone-in. Unaza mund të kuptojë edhe çfarë po shkruani duke iu ndjekur lëvizjet e dorës.

Unaza mund të përdoret edhe si kontrollues për lojërat nëpërmjet internetit me valë, dhe mund të kontrollojë në distancë një kamerë.

Pavarësisht madhësisë së pajisjes, Apple si duket do të vendosë edhe një skaner për gjurmët e gishtave tek unaza që do të shërbejë tek shërbimi për pagesa nga pajisjet mobile, Apple Pay.

2,268 Lexime
8 vjet më parë