Disa forma nanokristalesh të rritura në laborator
Ajo çfarë ka bërë në fakt shkencëtarja është thjesht përzierja e disa substancave kimike për rritjen e kristaleve të vegjël të madhësive disa nanometra në forma të tilla lulesh. Ajo e linte përzierjen për disa orë dhe kristalet organizoheshin vetë
Këto foto lulesh janë marrë në një projekt që u realizua në universitetin e Harvadit nga një profesoreshë e kimisë dhe e biologjisë kimike, e quajtur Joana Aizneberg.
Ajo çfarë ka bërë në fakt shkencëtarja është thjesht përzierja e disa substancave kimike për rritjen e kristaleve të vegjël të madhësive disa nanometra në forma të tilla lulesh. Ajo e linte përzierjen për disa orë dhe kristalet organizoheshin vetë dhe falë simetrisë së lartë ato formonin forma të tilla, të ngjashme me ato të koraleve.
Më këtë projekt Aizneberg kishte si qëllim të kuptonte më mirë se si vetitë e substancave të ndryshme kimike ndërveprojnë në nivele nano dhe të studionte si mund ta përdorte këtë në aplikime më reale të ndërtimit të materialeve të reja. Ajo çfarë rezultoi ishte një ndërthurje e mrekullueshme e arit me shkencën duke ndërtuar lule me forma dhe ngjyra të ndryshme.
Maturantë 2026: Nga hapat e parë drejt së ardhmes pa kufij
Intervistë me Melisë Sejdiu, studenten nga Kosova që fitoi bursë të plotë në Universitetin e Pittsburghut në SHBA
Madhësia e klasës dhe cilësia e arsimit: Shqipëria në krahasim me Europën dhe rajonin