Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, ide të thjeshta që mund të realizohen në shkollë

Artikulli ju sjell ide të shpejta dhe të realizueshme menjëherë për ta shënuar nesër në shkollë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Përveç aktiviteteve konkrete për klasën, do të gjeni edhe një material informativ gati për PowerPoint, që mund ta shfaqni drejtpërdrejt para nxënësve.

Më 21 shkurt shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Edhe kur koha është e kufizuar, shkollat mund ta kthejnë këtë ditë në një moment reflektimi, krijimtarie dhe krenarie për gjuhën shqipe.


Ja disa aktivitete që mund të realizohen menjëherë, brenda një ore mësimore:


1. “Fjala që më përfaqëson”


Çdo nxënës zgjedh një fjalë shqipe që e përfaqëson ose që e pëlqen shumë.

E shkruan në fletë, shpjegon pse e ka zgjedhur dhe si ndihet kur e përdor.

Në fund, krijohet një “re muri” me fjalët e klasës.


2. Fjalë të rralla nga gjyshërit


Nxënësit tregojnë një fjalë të vjetër që e kanë dëgjuar në familje.

Diskutohet ku përdorej dhe nëse përdoret ende sot.

Mund të krijohet një mini-fjalor i klasës.


3. 10 minuta poezi


Lexim ose recitim i një poezie të shkurtër nga:Naim Frashëri, Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Ismail Kadare etj.

Nxënësit diskutojnë:

Si tingëllon gjuha në poezi? Çfarë ndjesie sjell?


4. Dialektet tona


Një nxënës lexon të njëjtën fjali në gegërisht dhe një tjetër në toskërisht.

Diskutim i shkurtër: A na ndajnë apo na pasurojnë dialektet?


5. Debat i shpejtë (15 minuta)


Tema: “A po e dëmton rrjeti social gjuhën shqipe?”

Nxënësit ndahen në dy grupe dhe argumentojnë.


6. Mesazh për gjuhën


Në fund të orës, çdo nxënës shkruan një fjali:

“Gjuha ime është…”

Mesazhet mund të publikohen në faqen e shkollës ose në rrjetet sociale.



 TEKST INFORMUES (Gati edhe SLIDE POWERPOINT)

(Mësuesit mund ta SHKARKOJNë për prezantim në klasë)

(Për të shkarkuar materialin klikoni te tri pikat poshtë në të majtën tuaj dhe më pas klikoni te opsioni "more" , aty zgjidhni llojin e formatit që doni ta download-oni ). 



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë



271 Lexime
12 orë më parë