Komunikimi

Fjalët tona përballë nxënësve dhe fëmijëve tanë

Disa shprehje mund të lënë gjurmë në botën e nxënësit dhe në sjelljen e tij në vazhdim. Ndoshta një formulim pak më ndryshe, me nuanca më pozitive do ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, qasjen tonë ndaj nxënësit dhe përgjigjen e tij ndaj nesh. Më poshtë do të gjeni disa shembuj.

Nga detyrat, punët e shumta ditore brenda dhe jashtë shkolle shpeshherë pa menduar mirë themi shprehje që në shikim të parë na duken të duhura, mirëpo pikërisht këto shprehje mund të lënë gjurmë në botën e nxënësit dhe në sjelljen e tij në vazhdim. Ndoshta një formulim pak më ndryshe, me nuanca më pozitive do ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, qasjen tonë ndaj nxënësit dhe përgjigjen e tij ndaj nesh. Kështu do kemi nivel më të ulët të stresit, ambient më të dashur për nxënësit dhe mirëkuptim të rrethanave që shumë shpesh mund të jenë të ndikuara nga faktorë të ndryshëm që jo doemos janë faktorë brenda shkolle. 


Afrimi i të gjithë këtyre sferave dhe krijimi i klimës së harmonisë do të mund të arrihej nëse në vend të shprehjeve të ngutshme të përdornim shprehje qetësuese të situatës së krijuar që shpesh mund të jetë nxitëse dhe ngacmuese e sjelljeve negative. Më poshtë do gjeni shembujt që mund të përdorim në të tilla raste.

Nga Egzona Kadrija Fazliu, mësuese nga Kosova 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,617 Lexime
2 vjet më parë