shëndeti i dhëmbëve

Frika e fëmijëve nga dentisti, këshilla se si t’i ndihmojmë ata

Gjatë periudhës së verës fëmijët janë më të predispozuar që të konsumojnë produkte ushqimore jo të mira për dhëmbët e tyre. Frika për të mos shkuar te mjeku stomatolog shpesh herë shkakton dëme edhe më të mëdha te ata. Ndaj, çfarë duhet të bëni ju si prindër që fëmijët të mos kenë frikë nga dentisti?

Është e rëndësishme që stomatologët të krijojnë një marrëdhënie miqësore me pacientët, veçanërisht fëmijët, në mënyrë që të luftojnë frikën e pacientëve dhe të ofrojnë trajtim efektiv dhe efikas. 


Krijimi i një raporti të fortë në vizitën e parë të fëmijës ndihmon në krijimin e një atmosfere komode në të cilën fëmija nuk ndihet i kërcënuar.


Fëmijët shpesh bëjnë gjykime për dentistin e tyre bazuar në pamjen e tij e nuk duhet të insistoni ta dërgoni fëmijën patjetër tek dentisti i familjes por duhet të migroni derisa të gjeni dentistin me të cilën fëmija juaj miqësohet ende pa ulur. 


Një marrëdhënie miqësore me dentistin mund t'i ndihmojë pacientët e vegjël të përballen me stimujt specifikë të identifikimit të procedurave. 


Të prindër fëmijë është  e rëndësishme të mundohemi të zvogëlojmë sa më shumë ankthin e fëmijëve te dentisti.  Meqenëse frika e ka zanafillën e saj në fëmijëri, është më se normale që ata të kenë frikë.


Por si mund ta menaxhojmë? 


Në bashkëpunim me dentistin ne duhet të pyesim, të flasim dhe të njihemi me çdo proçedurë me ngadalë.

Le të jenë vizitat e para të fëmijëve njohje me ambientin, le të shkojmë për të kryer një pastrim me furçë, për t’i krijuar fëmijëve besimin.

Mos harroni prindër ju nga shtëpia luani një rol tepër të rëndësishëm, rritini fëmijët duke mos përmendur fjalinë “Urtë se të bëra gjilpërë”, flisni për dentistët dhe rëndësinë e dentistëve dhe se pa to ne kurrë nuk do të mundemi të ushqehemi rehat. 


Dentistët me durim dhe përkushtim do t’i mësojnë fëmijëve se sa i rëndësishëm është çdo dhëmb në gojë.


A ju shqetësojnë zhurmat tek dentisti? 

Shumë fëmijë nuk pëlqejnë zhurmën e turbinës, atëherë dentisti duhet ta këshillojë pacientin të kalojë në seancën tjetër me kufje dhe muzikë. Kështu minimizojmë zhurmat të cilat ju krijojnë ankth dhe frikë fëmijëve. 


Por cili është një faktor tjetër që fëmijëve u krijon ankth? 

Aromat, të cilat ndahen në dy kategori: të ambientit dhe të medikamenteve. 

Dentisti duhet të ajrosë klinikë shpesh dhe për sa i përket aromave në gojë fëmija duhet të flas me dentistin për të gjetur së bashku një trajtim i cili posedon në një aromë më të përshtatshme dhe të suportueshme për pacientin e vogël.

Nga Eldona Sipri, mjeke stomatologe 


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,358 Lexime
1 vit më parë