KOMUNIKIMI JOVERBAL

Gjuha e trupit dhe fëmijët - këshilla nga Fon Ilia, psikolog klinik

Atë me siguri e njihni të gjithë: Foni i Fiksit, gazetari i dashur për shumë shqiptar! Por ne do të sjellim një anë tjetër të tij, atë të psikologut klinik. Foni jep këshilla për të “lexuar” simbolikisht nxënësit dhe fëmijët.



Kush nuk e njeh Fon Ilian, gazetarin i cili gjithnjë i është gjendur pranë njerëzve të thjeshtë, duke u përcjell atyre në televizor problemet dhe realitetin në të cilin jetojnë!  Nëpërmjet humorit, satirës dhe metaforave ai është kthyer prej vitesh tashmë, një figurë shumë e dashur televizive për shikuesit shqiptar. Por në fakt, Foni ndër të tjera ka kryer studime edhe për psikologji klinike. Në Portalin Shkollor ai vjen në këtë dimension. Nëpërmjet këtij artikulli sjellim disa këshilla se si ju si mësues apo prindër, mund të lexoni gjuhën e trupit të nxënësve apo fëmijëve tuaj. “Ekspert për ç’kodimin e gjuhës së trupit janë dhe edukatoret dhe mësueset me përvojë dhe këtë dhunti ato e kanë fituar vetëm nëpërmjet vëzhgimit”, ka thënë Fon Ilia. Për më tepër ju mund të lexoni artikullin në vijim. 







                                                     Gjuha e trupit dhe fëmijët


Përpara se qenia njerëzore të niste te fliste dhe kjo ndodhi këto 50.000 vite të fundit, të gjithë komunikimin e bënte nëpërmjet nuhatjes, gërthitjeve grykore dhe më pas nisi me gjuhën e shenjave, gjuhës jo verbale.  Sot pikërisht dua që të ndaj me ju disa informacione lidhur me gjuhën e trupit që shohim te fëmijët tanë. Nuk ka rëndësi se ku jetojnë këta fëmijë në Shqipëri apo në një vend tjetër të botës, ata veprojnë kudo njësoj.

Në të gjithë sistemin tonë arsimor, si në atë nëntë vjeçar,  parauniversitar por dhe në atë universitar, nuk ka asnjë lëndë për të mësuar gjuhën e trupit. Këtu bëjnë përjashtim disa orë leksionesh në disa degë të caktuara në pak universiteteve.


Përse është kaq e domosdoshme të dimë dhe të ç’kodojmë gjuhën e trupit?  



Është shumë e rëndësishme të ç’kodojmë këtë gjuhë sepse ajo është gjuha e së vërtetës dhe jo fjalët që ne themi. Kjo, sepse gjërat nuk janë të gjitha ashtu si duken. Aftësia për të perceptuar se çfarë ndjen një person tjetër është e thjeshtë, por jo e lehtë. Duhet të kombinosh ato që sheh dhe dëgjon në mjedisin tënd me ato që ndodhin dhe të nxjerrësh përfundime të përafërta. Megjithatë, shumica e njerëzve shohin vetëm gjërat, që besojnë se shohin. Gjatë komunikimit tonë me një bashkëbisedues 55% e komunikimit e kryen gjuha jo verbale, 38% e luanë zëri dhe ngjyrimet që ne bëjmë dhe 7 % zënë fjalët.

Gjatë një bisede me dikë, ka raste që ne arrijmë të kuptojmë se bashkëbiseduesi ynë nuk po na thotë të vërtetën. Po sie kuptojmë këtë? Vetëm duke ç’koduar gjuhën e trupit. 

Ne kur flasim, të mëdhenj apo të fëmijë qofshim i shoqërojmë fjalët tona me grimasa të fytyrës, duarve, këmbëve, ose të gjithë trupit. Këto lëvizje, ne i bëjmë pa vetëdije, pa ndërgjegje, por dalin vet së brendshmi gjatë komunikimit. Është pikërisht kjo gjuhë e jo verbale e cila luan rolin kryesor në komunikim.


A mund të mësoj dikush të ç’kodoj gjuhën e trupit?


Natyrisht që po. Femrat janë të pajisura me më shumë qendra ç’kodimi në trurin e tyre se sa burrat. Kjo është rastësi? Jo. Nga natyra e gratë kur bëhen nëna kanë aftësi që vetëm duke parë bebet e vogla, reagimet që  bëjnë arrijnë të dallojnë se fëmija është mirë apo ka shqetësime. Çudi, bebet nuk flasin, por nëna arrijnë të ç’kodoj gjuhën e trupit të tyre.  Me kalimin e viteve, bebet nisin të rriten dhe te shkojnë kopshte dhe shkolla. Shumë gjeste dhe veprime ata i mësojnë nga prindërit, gjyshërit, motrat vëllezërit më të rritur si dhe nga të afërmit e tyre.

P.sh kur një bebe tund kokën majtas djathtas nëna e kupton se fëmija nuk do të haj më. Pra thotë “jo”. Dhe këtë “jo” ne përsërisim gjatë gjithë jetës tonë, jo vetëm në vendin tonë, por dhe në të gjithë globin. Vetëm bullgarët nuk e kanë këtë zakon që ta tundin kokën majtas djathtas për të thënë “jo”.


Ekspert për ç’kodimin e gjuhës së trupit janë dhe edukatoret dhe mësueset me përvojë dhe këtë dhunti ato e kanë fituar vetëm nëpërmjet vëzhgimit. 



Më poshtë po shkruaj disa prej këtyre shenjave.


  • Si të dalloni sinqeritetin te një fëmijë? Kur njerëzit kur duan të duken të hapur dhe të sinqertë, shpesh shtrijnë një nga të dy duart në drejtim të njeriut tjetër, fusin qafën poshtë në mes të shpatullave dhe thonë: “Nuk e kam fajin unë!”, “Më fal, nëse të shqetësova!”, ose “Të them të vërtetën”. 
  • Kur fëmijët thonë gënjeshtra ose fshehin diçka, shpesh vendosin pëllëmbët e tyre përpara gojës ose pas shpinës. Këtë ata e bëjnë pavetëdije duke e kuptuar se ajo që po thonë nuk është e duhura. Ky zakoni mbete gjatë gjithë jetës, por kur rriten dorën nuk e vendosin ashtu sikur ishin fëmijë te hunda por e kalojnë me shpejtësi sikur diçka na bezdis mbi hundë. Në fakt është tensioni i gjakut që rritet në këtë pjesë të fytyrës dhe për ta ulur, e fërkojmë. 
  • Futja në xhepa e duarve është një dredhi e fëmijëve, që nuk duan të marrin pjesë në një bisedë. Pëllëmbët ngjajnë njësoj me kordat e zërit të gjuhës së trupit, sepse “flasin” më tepër se çdo pjesë tjetër e trupit dhe fshehja e tyre është e njëjtë me mbylljen e gojës. 
  • Sytë luajnë rol në një komunikim. Kur një fëmijë, na shikon drejt në sy, ai e ka të pa mundur të na thotë gënjeshtra, por kura i ul sytë dhe nuk do të ndesh në shikimin tonë atëherë duhet pasur kujdes. 
  • Mësueset e zgjuara arrijnë të kuptojnë që ditën e parë të shkollës e me çfarë karakteri të fëmijëve do të kenë të bëjnë. Kjo duket fare thjesht. Fëmijët që janë të lëvizshëm  dhe hileqar shkojnë dhe ulen në bankat e fundit të klasës, ndërsa nxënësit që e kanë qejf mësimin zakonisht mësyjnë të jenë në bankat e para sa më afër mësueses. Ata kërkojnë vëmendje. Po kështu fëmijët e lëvizshëm shkojnë përherë në fund të autobusit të shkollës për të qenë sa më pak të dukshëm që atje të bëjnë si të duan.
  • Është vënë re se nxënësit me përparim më të mirë janë ata që ulen në formë “hinke”. D.m.th rreshti parë është pjesa me gjerë e hinkës duke u mbledhur te rreshti i mesit. Nëse prindërit duan që fëmijët e tyre të kenë përparim më të mirë në shkollë, le t’u kërkojnë që fëmijët e tyre t’i ulin në krahun e majtë të mësuesve. Sytë e mësuesve shkojnë më shpesh në atë anë. Arsyeja nuk dihet përse ndodh kjo gjë.
  • Fërkimi i syrit. Kur një fëmijë nuk do të shikojë diçka, ai mbulon sytë e tij me një ose me të dy duart. Ndërsa kur një i rritur nuk dëshiron të shikojë diçka të neveritshme, mund të fërkojë sytë e tij. Fërkimi i Syve është një përpjekje e trurit për të penguar mashtrimin, dyshimin ose gjërat e frikshme që shikon, si dhe të mos shohë në sy një person, që thotë gënjeshtra. Fëmijët zakonisht fërkojnë sytë e tyre me forcë dhe nëse gënjeshtra është shumë e trashë, shpesh shikojnë diku.
  • Tërheqja e veshit. Kjo është një përpjekje për të ndaluar fjalët e tij të hyjnë në vesh, duke vendosur dorën rreth ose sipër veshit e duke tërhequr llapën e veshit. Është një variant i Tërheqjes së Veshit, që e përdor edhe një fëmijë për të mos dëgjuar prindërit kur e qortojnë. Të tjera përpjekje të Tërheqjes së veshëve janë fërkimi në pjesën e pasme të veshit ose Gishti si Tyrielë. Si fillim, njeriu përpiqet në mënyrë të pandërgjegjshme të shtyjë gishtin përpara që të mbyllë vrimën, ndërsa në hapin e dytë përpiqet ta mbyllë, duke futur në vesh brenda krejt majën e gishtit. 
  • Kruajtja e qafës. Gishti tregues i dorës kruan anash qafën poshtë llapës së veshit. Vëzhgimet tregojnë se një njeri kruhet mesatarisht pesë herë në orë. Rrallë ndodh që numri i kruarjeve është më i vogël ose më shumë se pesë herë. Ky gjest është një shenjë dyshimi ose pasigurie dhe është karakteristikë e dikujt që thotë: “Nuk jam i sigurt nëse do të bie dakord”. 
  • Tërheqja e jakës. Kjo është një shenje e pastër kur fëmijët thonë gënjeshtra sepse gënjeshtra ndjell gjithashtu ndjenjën e kruarjes te indet e ndjeshme të fytyrës dhe qafës, e cila kërkon kruajtje Mosbesuese që të qetësohet. Kjo shpjegon se të gjithë ata që ndihen të pavendosur kruajnë qafën. Por ka dhe nga ata që tërheqin jakën e këmishës së tyre kur thonë gënjeshtra dhe dyshojnë se të tjerët e kanë kuptuar. Rritja e presionit të gjakut shkakton ose drejton mashtruesin të djersijë te qafa dhe kur gënjeshtari ndjen se dyshoni. 
  • Gishtat në gojë. Kur një fëmijë i vogël zëvendëson gjirin e nënës me një kuvertë ose me gishtin e madh të dorës, ndërsa një i rritur vendos gishtat në gojë, thith cigaren, pipat, syzet ose çamçakëzët. Lëvizjet më të shumta të dorës drejt gojës mund të lidhen me gënjeshtrën ose mashtrimin por, Gishtat në Gojë janë një mishërim i nevojave të jashtme për të mbijetuar dhe kështu do të ishte lëvizje pozitive, nëse jepni te njeriu këtë siguri dhe konfirmim.
  • Gjestet e vlerësimit dhe pengimit. Një mësuese e mirë është ajo që “instinktivisht” e kupton se nxënësit tregojnë interes për fjalët e saj dhe kur ajo është i mërzitur. Fatmirësisht ekzistojnë një sërë gjestesh, që lidhen me Dorën në Faqe dhe me Dorën te Mjekra, të cilat mund të përdoren si termometër, që të llogarisni se sa i nxehtë ose i ftohtë është qëndrimi i nxënësit.
  • Mërzitja te një nxënës nis kur ai fillon të përdorë dorën për të mbajtur kokën e tij, kjo është një shenjë se mërzia ka filluar dhe mbështetja e kokës është një përpjekje që ai të mos flerë. Grada e mërzitjes së nxënësit ka lidhje gradën me të cilën dora ose parakrahu mban kokën e tij. Zakonisht fillon me mbështetjen e mjekrës te gishti madh i dorës dhe në vazhdim mbi grusht ndërsa interesi ulet. Mungesa e madhe e interesit paraqitet kur koka mbështetet te dora (shiko figurën) e ndërsa mërzitja ka mbuluar gjithçka dhe koka qëndron mbi dy duar madje dëgjohen dhe gërhima. 
  • Goditja e gishtave mbi tryezë dhe goditja e vazhdueshme e këmbëve në shesh keqkuptohen nga mësuesja si shenjë e mërzisë por, në fakt janë shenjë e padurimit. Nëse ky grup nxënësish në të njëjtën kohë tregon shenja të mërzisë dhe padurimit, mësuesja duhet të kuptojë se është çasti që të përfundojë. Sa më shpejt godet një njeri gishtat e tij ose këmbën, aq më i madh është padurimi që ndjen. 
  • Gjestet e vlerësimit. Vlerësimi shfaqet me një mbyllje të dorës të mbështetur te mjekra ose në faqe dhe shpesh me gishtin tregues të ngritur për lart. Nëse fëmija fillon të humbasë interesin e tij por tregon interes për arsye të mirësjelljes, ndryshon pozicionin e bazës së pëllëmbës që mban kokën, ndërkohë që mërzia ka nisur. 
  • Vlerësim dhe interes – koka qëndron vet ndërsa dora mbështetet në faqe Mendime negative Menaxherët e mesëm të bizneseve e përdorin shpesh këtë gjest përpara presidentit të kompanisë, kur ai mban një fjalim të mërzitshëm. Fatkeqësisht për ata që sapo nisin të vendosin duart te koka për çfarëdo arsye tradhtohen dhe ne këtë mënyrë presidenti ka mundësi të ndjejë se disa nga pjesëmarrësit nuk janë të sinqertë ose thjesht servilë. Interesi i mirëfilltë duket kur dora mbështetet lehtë në faqe dhe mban kokën. Kur gishti tregues tregon për lart pingul me faqen dhe gishti i madh mbështetet te mjekra, dëgjuesit kanë mendime negative mbi objektin në fjalë. Shumë herë gishti tregues mund të fërkojë ose të tërheqë syrin, ndërkohë që mendimet negative vazhdojnë. Ky gjest shpesh quhet i gabuar si shenjë interesi por, gishti i madh ku mbështetet tani mjekra zbulon qëndrim kritik. Sa më shumë qëndron njeriu në këtë pozicion, aq më shumë do të qëndrojë dhe qëndrimi kritik. Ky rrezatim gjestesh tregon se ka dëgjuar mjaft apo nuk entuziazmohet nga ato që dëgjon “I menduari” i Rodenit tregon një qëndrim skeptik të menduari, por pozicioni i trupit dhe i dorës që mban kokën, zbulojnë një njeri i cili ka pranuar mospëlqimin kërkohet si reagim i menjëhershëm nga folësi ose në bashkëveprim me dëgjuesit për ato që thotë ose që t’i japë fund ligjëratës. Një lëvizje e thjeshtë, siç  është zhvendosja e një objekti nga duart e dëgjuesit, me qëllim që të ndryshojë pozicionin e tij, mund të sjellë ndryshim të këtij pozicioni.



Së fundmi, doja të shtoja se, në përparimin e një nxënësi një rol të jashtëzakonshëm luan dhe hapësira personale. Çfarë është hapësira personale? Imagjinoni një “flluskë të madhe” që ju shoqëron kudo ku shkoni. Në momente të caktuar nëse kjo “flluskë shfryhet” nga futja e dikujt në këtë hapësirë fëmijët nisin dhe bëhemi nervozë. Janë të përcaktuara mirë nga psikologët se sa është hapësira intime, personale, shoqërore. Ngjeshja e fëmijëve në banka për arsye që të ketë sa më shumë nxënës në klasë, krijon nervozizëm dhe jo përqendrim. 


                                                                                                                  Ju faleminderit!

 





(Përgatiti Fon Ilia – psikolog klinik, Portali Shkollor)

3,985 Lexime
4 vjet më parë