Tantrumet

Këshilla për menaxhimin e tantrumeve në klasë

Ndonjëherë fëmijët kalojnë një fazë të jetës së tyre kur ata formojnë një zakon të zemërimit. Në varësi të nivelit të zhvillimit të fëmijës, këto zemërime mund të fillojnë herët dhe të zgjasin shumë, përtej kufirit pesëvjeçar. Është e rëndësishme të kemi një plan veprimi kur këto zemërime ndodhin në klasë.

Kur menaxhimi i klasës është i vështirë


Ju mund të keni një nxënës ose ndoshta disa që kanë shpërthime zemërimi rregullisht. Këshilla e zakonshme dhe thënia e vjetër është të injoroni fëmijën kur zemërohet. Shumica e prindërve dhe mësuesve e dinë se kjo zakonisht nuk funksionon. Pra, i takon mësimdhënësit të testojë strategji të ndryshme për të gjetur se çfarë funksionon. Mënyra të ndryshme për të zgjidhur problemin duhet të provohen përpara se të kontaktoni prindin.



Afrimi me nxënësin


Kur flisni me nxënësin, është gjithmonë më mirë të flisni me të në nivelin e syve për t'u siguruar që të merrni vëmendjen e plotë të tij. Së pari ndani një ditë kur mund të kaloni pak kohë shtesë me nxënësin. Pyetini se si ndihen kur zemërohen; thoni të vizatojnë një pikturë ose të shkruajnë se si ndihen; pyesni ata nëse ka ndonjë gjë që mund të bëni për t'i ndihmuar ata dhe për të parandaluar shpërthimet.


Tregojini nxënësit se mund të flasë me ju kurdo që mendon se diçka nuk është e drejtë, ka një mosmarrëveshje me një bashkëmoshatar ose ndonjë çështje tjetër përpara se të fillojë zemërimi.



Diçka për klasën…


Për të ndihmuar klasën me sjelljen e përgjithshme, zbatoni një sistem pasojash dhe shpërblimesh për t'u dhënë fëmijëve synime dhe për t'i lavdëruar ata për sjellje të mirë. Ky zakonisht mund të jetë një sistem i koduar me ngjyra që përfaqëson nivelet, ose mund të jetë një sistem pikësh që përdor "shenja" që mund t'i jepen ose merren fëmijës në varësi të sjelljes së tij për atë ditë.


Një taktikë tjetër që mund të përdoret në lidhje me sistemin e pikëve është të shpërbleni nxënësit e tjerë kur një apo disa nxënës të tjerë sillen keq. Mund të jetë e vështirë të zbatohet dy herët e para, por kur një nxënës e sheh se është më e lehtë dhe më argëtuese të sillet mirë, ai thjesht mund të vendosë të sillet siç duhet. Për nxënësin që duket se kjo metodë e ndihmon, bisedoni me ta për përfitimet e sjelljes së tyre të mirë. Bëjuani të ditur se e vlerësoni punën e tyre të mirë dhe shpërblejini herë pas here në mënyrë që ata të dinë që ju ende i vini re ndryshimet e tyre në sjellje.



Nëse një zgjidhje nuk mund të gjendet


Nëse asgjë që bëni nuk duket se funksionon, duhet të përfshini prindin. Mësoni për mënyrën se si ata sillen në shtëpi me prindin dhe në çfarë lloj aktivitetesh marrin pjesë jashtë shkollës, dhe si mbahet nën kontroll sjellja e tyre. 


Njoftoni prindin se sjellja e fëmijës është një shqetësim dhe përpunoni një plan që shpjegon se si do të trajtohen shpërthimet e fëmijës. Shtoni dhe disa sugjerime që prindërit mund të ushtrojnë në shtëpi për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimeve. Nëse mendoni se nxënësi mund të fillojë të dëmtojë të tjerët, pasi disa nxënës priren të hedhin gjëra ose të godasin të tjerët, duhet t'i largoni nga klasa pasi siguria e të gjithëve duhet të jetë gjithmonë përparësia e parë.



Mënyrat për të vendosur objektiva dhe për të parandaluar shpërthimet


  1. Kontrolloni shpesh nxënësit që priren të vuajnë nga zhgënjimet, që shpesh përfundojnë në zemërim.
  2. Ofroni shpërblime (ushqime të lira ose lodra që mund të blihen në një dyqan 1€) herë pas here për fëmijët për veprime si sjellja e mirë, ndihma e një shoku klase etj. Sigurohuni që fëmijët në klasë të mund të hanë karamele dhe të mos jenë në ndonjë dietë apo kufizim të veçantë nëse shpërndani ushqime.
  3. Ju mund të bëni një diskutim të shpejtë çdo ditë të quajtur "Treni i emocioneve". Shkoni nga rreshti në rresht nga nxënësi i parë deri tek i fundit, duke i dhënë fëmijës mundësinë të flasë për mënyrën se si ndihet atë ditë. Jepini secilit nxënës deri në një minutë për mundësinë për të folur, por mos e bëni të detyrueshme.
  4. Mundohuni t'i akomodoni nxënësit duke i ulur sipas dëshirës së tyre. Nëse e dini se një person i caktuar debaton me dikë pranë të cilit është ulur, ndërrojani vendin, ose nëse një nxënësi i pëlqen të ulet në bankën e parë dhe nuk përbën problem, lëreni të ulet aty.



Burimi: Klikoni këtu


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,408 Lexime
2 vjet më parë