Mësimdhënësit

Këshilla për mësuesit e rinj, nga mësuesit me përvojë

Mësimdhënësit me përvojë ndajnë këshillat e tyre më të mira për të ndihmuar mësuesit e rinj të vijojnë vitin e parë të punës me sukses.

Të qenët një mësues i ri mund të jetë e frikshme. Për t'ju ndihmuar të keni një fillim të mirë, ne anketuam disa mësimdhënës për të zbuluar se çfarë këshillash do të dëshironin që dikush të kishte ndarë me ta kur ishin mësues të rinj.


Ne zgjodhëm disa këshilla të shkëlqyera që përfaqësojnë një gamë të gjerë temash, nga të mësuarit për të qenë fleksibël në klasë deri te ndërtimi i marrëdhënieve me mësues me përvojë në shkollën tuaj.



Njihuni me nxënësit tuaj 


“Njihuni me nxënësit tuaj dhe lërini ata t'ju njohin. Ju jeni një pjesë e madhe e jetës së tyre. Flisni për sfidat, sakrificat, gëzimet dhe lëndimet e tyre dhe do të merrni kujtime që do të zgjasin një jetë.” — Erin Havlin, mësimdhënëse e kimisë në gjimnaz



Kuptoni rolin tuaj në jetën e nxënësve


“Duhet të ketë një ekuilibër midis entuziazmit dhe cinizmit që ju të mbijetoni gjatë. Nëse e filloni me asgjë tjetër përveç optimizmit dhe entuziazmit, nxënësit dhe ose prindërit do t'ju thyejnë shpejt zemrën. Megjithatë, nëse hyni me mirëkuptimin se nuk mund të ndikoni gjithçka rreth fëmijës dhe jetës së tij, por vetëm pjesës suaj të vogël të saj, atëherë mund të ruani mendjen dhe dëshirën tuaj që ju bën të dëshironi të hyni në klasë, edhe në ditë të këqija.” - Nicholas Smyk, edukator



Gjeni një mentor


“Mësimdhënësit janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre dhe planet e mësimit me ju nëse kërkoni ndihmë. Mos e mbyllni derën. Kërkoni ndihmë nga ata mësues që respektohen nga nxënësit dhe bashkëmoshatarët e tyre. Dhe kur të bëheni një nga ata mësues, jini të gatshëm të merrni të tjerët nën krahun tuaj.” — Laurie Brandon, mësuese e shkollës së mesme të anglishtes dhe studimeve sociale



Menaxhoni klasën tuaj në mënyrë të drejtë dhe të vendosur


“Menaxhimi i klasës është shumë i rëndësishëm. Duhet të keni rregulla, pasoja dhe shpërblime të drejta. Mos u mundoni të jeni shok i nxënësit. Ata duhet së pari t'ju respektojnë dhe më pas mund të jenë miku juaj. Mbani gjithmonë premtimet që u bëni nxënësve dhe nëse u thoni atyre se do të bëni diçka si pasojë ose ndëshkim, atëherë zbatojeni. Nëse nuk e bëni, ata nuk do t'ju respektojnë." — Diane Mentzer, specialiste e mediave të bibliotekës



Kërkoni ndihmë dhe mësoni nga gabimet tuaja


“Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Zhvilloni marrëdhënie ku mund të jeni të sinqertë dhe të merrni këshilla dhe ide të reja. Mos kini frikë nga gabimet dhe mos kini frikë të bëni gabime!” — Kendra Wisenbaker, mësuese e klasës së pestë



Ndërtoni marrëdhënie profesionale brenda shkollës suaj


“Zhvilloni marrëdhënie me të gjithë punonjësit e tjerë në ndërtesë, që të mund të merrni ndihmë nga mirëmbajtësit e ndërtesës dhe kafenesë kur të keni nevojë. Ju do të keni nevojë për të gjithë këtë ndihmë dhe mbështetje në një moment! Mësoni t'i trajtoni me kujdes çështjet me kolegët dhe mos e çoni deri në nivelin e thashethemeve në sallën e kolektivit - kurrë." — Bev Supanick, edukator 



Mos ndaloni së mësuari


“Më pëlqen të ndjek kurse për të vazhduar me teknologjinë dhe të gjitha tendencat më të fundit të mësimdhënies. Më jep energji të jem në një grup të rriturish, duke folur për gjërat që bëjmë çdo ditë. Unë gjithmonë mësoj një këshillë ose strategji të re për 'çantën time të vogël me truke'. " - Kim Howe, mësues



Mos lejoni që puna të mbizotërojë jetën tuaj personale


“Ruaj ekuilibrin punë-jetë. Mësimdhënia mund të jetë rraskapitëse, dërrmuese dhe e vështirë, por kalimi i tepërt i kohës në shkollë dhe shumë kohë në shtëpi duke bërë detyrat e shkollës mund ta përkeqësojë atë. Ju do të jeni një mësues më i mirë nëse e mbani atë ekuilibër.” - Amy Verner, mësuese e klasës së katërt



Jini fleksibël në shkollë dhe në shtëpi


“Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur në mend është të jesh fleksibël. Planifikimi është i rëndësishëm, por një mësues duhet të jetë në gjendje të modifikojë shpejt planet kur lindin situata të reja. Gjithashtu, është e rëndësishme të jepni gjithçka që mundeni për punën tuaj, por duhet të kujdeseni edhe për veten mendërisht dhe fizikisht!” — Patricia Swiatek, mësuese



Gjithmonë mbani mend motivimin tuaj


“Kujtojini vetes vazhdimisht pse jeni në këtë profesion. Do të ketë më shumë dhimbje koke nga sa e parashikonit dhe do të ketë raste që i thoni vetes 'nuk ia vlen'. Nëse mbani parasysh nxënësit që po mësoni dhe ndryshimi që mund të bëni në jetën e një nxënësi, do t'ia vlejë. Shkruani gjërat qesharake që ndodhin. Është mirë të kesh një sirtar plot me ato gjëra kur je duke kaluar një ditë të keqe.” — Aaron Frazee, mësimdhënës në shkollën e mesme



Nga: Anëtarët e NEA-s (Shoqata Kombëtare e Arsimit)



Burimi: Klikoni këtu 


 Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,959 Lexime
2 vjet më parë