Për mësuesit

Këshilla praktike për nxënës që nuk përqëndrohen ose janë hiperaktiv

Orari, plani individual, struktura, komunikimi dhe njohurit për problematikat që nxënësi ka, por mbi të gjitha vullneti për të kuptuar këto prblematika janë A-ja dhe ZH-ja në punën me nxënësit që nuk përqendrohen dhe janë hiperaktiv.

Keni nxënës me shqetësimet e më poshtme në klasën tuaj?

  1. Vështirësi në zgjidhjen e problemeve, kujtesë të përkufizuar dhe vështërsi për të kryer arsyetime/analizuar/argumentuar dhe zgjedhur detyra abstrakte?
  2. Vështirësi në perceptime të kohës dhe përmbajtes së orarit?
  3. Vështirësi në rregullimin dhe kontrollin e emocioneve dhe të humorit?
  4. Vështirësi në bashkëveprim, bashkpunim në marrëdhënie me shokët/shoqet ku kërkohet durim, për shembull pritje në rradh, ndjeshëmëri dhe mirkuptim ndaj dëshirave dhe nevojave të të tjerëve?



Ja disa këshilla praktike


• Planifikim i qartë. P.sh sot ne do të bëjmë- orar e strukturë gjatë gjithë ditës...

• Kujdes me orarin , mos caktoni shumë lëndë teorike me radhë.

• Krijoni struktura / rutina me të cilat nxënësi familjarizohet dhe ndjehet i sigurt.

• Pausa dhe ushtrime të shkurtra të lëvizjes ergonomike. P.sh drejtohu.

• Shpjegimet e shkurtra janë më produktive – të gjatat shkaktojnë monotoni.

• Vende fikse në klasë, nevoja e nxënësit për mbështetje të veçantë duhet të jetë prioritet.

• Planifikoni aktivitetet gjatë pushimit; qartësoni për nxënësin se çfarë duhet të bëjë e gjithë kjo për të zvogëluar konfliktet e mundëshme.

• Shkruajeni gjithmonë orarin e ditës në tabelë, kjo është gjëja e parë që nxënësi shikon kur fillon dita juaj e punës. 

• Rregulla të qarta dhe të vendosura mirë, shpjego se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ulen pranë të gjithëve pa qenë të zhurmshëm (punë ditore me vlerat themelore të njeriut).

• Jo e njëjta e njëjta lendë/ temë , përmbajtje të premten vonë dhe të hënën herët. 

• Kutia hyrëse dhe kutia dalëse. Caktoni një vend ku nxënësi merr detyrën dhe një vend ku nxënësi dorëzon atë që ka përfunduar ( gjithmon duke u nisur nga ajo që nxënësit duhet t’i ndahet detyra/puna në pjesë, për dallim nga nxënësit tjerë). 

• Orarin në stol dhe në xhep.

• Informacion në lidhje me ditën, p.sh. nëse një mësues është i sëmurë, kush do ta zëvendësojë atë dhe çfarë po ndodh-nëse diçka e veçantë po ndodh. Pra nxënësit duhen  përgatitur dhe informuar për çdo të papritur. 

• Përqendrohuni vetëm në një gjë; pastroni/largoni gjërat me të cilat nuk punoni, ato marrin shumë vemendje, përqendrim dhe shumë energji.

• Bëni një listë kontrolluese të detyrave; detyrat e kryera nënvizohen apo shenjëzohen nga nxënësi si të përfunduara.

• Merrni kohë për të rishikuar përmbajtjen edukative/ pedagogjike, orët, pushimet, në mënyrë që gjithçka të funksionojë.

• Lejoni që studenti me aftësi përqendrimi të ulet vetëm dhe mundësisht të “rrethojë” vendin ku punon ( eksiztojnë “mure” palosësë plastike ose letra të forta). Kjo është një mundësi që nxënësi të punojnë duke mos marrë ndikime nga jashtë, pasi në të kundërt ndikime të tilla do i marrin shumë energji nxënësit. 

Lejoni/stimuloni nxënësin në përdorimin e kufjeve në vendet ku ka shumë zhurmë. 



Përfundimisht: orari , plani individual, struktura, komunikimi dhe njohurit për problematikat që nxënësi ka, por mbi të gjitha vullneti për të kuptuar këto prblematika janë A-ja dhe ZH-ja në punën me nxënësit që nuk përqendrohen dhe janë hiperaktiv. 



Nga Shpend Rrukiqi

Master of Education Matematikë/ shkenca natyre

Master of Science filosofi- Postgraduate Diploma in Special Educational Needs



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,342 Lexime
3 vjet më parë