EDUKIMI I FËMIJËS

Kritika ndaj fëmijës

Një mësuese nga Texas, ShBA, është ndjerë e ofenduar, pas një debati me një prind, përpara klasës, sepse prindi nuk lejonte që mësuesja të kritikonte djalin e saj. Sigurisht që fenomene të tilla ndodhin kudo.

Profesioni i mësimdhënies është ndoshta një nga profesionet më të komplikuara. Ju keni ekskluzivitetin të edukoni fëmijët, por njëherazi edhe të vuani sjelljet e tyre të papërshtatshme.


Një mësuese nga Texas, ShBA, është ndjerë e ofenduar, pas një debati me një prind, përpara klasës, sepse prindi nuk lejonte që mësuesja të kritikonte djalin e saj. Sigurisht që fenomene të tilla ndodhin kudo. Ja si shprehet mësuesja:


"Sot unë u largova nga puna për shkak të një incidenti me një prind, i cili ishte i lodhur emocionalisht dhe unë nuk isha në gjendje të vazhdoja punën, vendosa ta braktisja mësimin në fund të këtij viti shkollor. Prindërit janë bërë shumë të pandjeshëm dhe fëmijët e tyre janë edhe më keq. Administrata gjithmonë na inkurajon që të takojmë prindërit, për të siguruar që të gjithë të jenë të lumtur, gjë që më pengon të bëj punën për të cilën jam arsimuar dhe për të cilën paguhem”. Julie, mësuesa, tha se ajo ishte sulmuar nga një nënë para gjithë klasës. Kjo e fundit ia mohonte të drejtën mësues për të kritikuar djalin e saj.


Njerëzit po investojnë kaq shumë kohë në punët e tyre, në të bërit biznes, por i kushtojnë shumë pak vëmendje fëmijëve të tyre, edukimit të tyre. Fëmijët rriten shumë të përkëdhelur, sepse prindërit e tyre nuk i kritikojnë, mësuesja nuk i kritikon, sepse nëna e fëmijës nuk e lejon, e kështu situata del nga kontrolli.


Prindërit duhet të ndalin një sekond dhe të reflektojnë se ajo që po bëjnë nuk është e duhura. Fëmija ka nevojë për këshillimin e prindit, për kritikat, praninë, mësimin e tij. Mbi të gjitha është e domosdoshme të kaloni kohë fizike me fëmijën tuaj.



(P. Shtini; Portali Shkollor)

2,168 Lexime
3 vjet më parë