Lotët e klasës së parë, si ta kapërcejmë këtë fazë?

"Lotët e klasës së parë, si ta kapërcejmë këtë fazë?” është një shkrim i përgatitur nga mësuesi Albert Doda, me këshilla praktike për prindërit dhe mësuesit. Ai ndihmon të kuptohet si t’u jepet fëmijëve siguri, rutinë dhe mbështetje emocionale për të kaluar me lehtësi këtë periudhë të vështirë.

Përgatiti mësuesi Albert Doda


Fillimi i klasës së parë është një ndryshim i madh për çdo fëmijë. Nga një ambient i njohur në shtëpi apo kopsht, ata kalojnë në një hapësirë të re, me rregulla, detyra dhe shokë të rinj. Lotët e ditëve të para janë normale, por disa fëmijë vazhdojnë të qajnë për ditë ose javë. Kjo kërkon durim, strategji konkrete dhe bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve.


Këshilla konkrete për prindin 


1. Përgatitja para nisjes 


Vizitoni shkollën dhe klasën para fillimit. 

Flisni çdo ditë disa ditë para fillimit për shkollën si aventurë dhe jo si detyrim. 

Lexoni libra ose tregime për shkollën për të ulur pasigurinë.


2. Rutina e mëngjesit 


Zgjohuni 30–40 minuta më herët se zakonisht. 

Jepni mëngjes të shëndetshëm dhe të preferuar nga fëmija. 

Mos e nxitoni, fëmijët reagojnë keq ndaj ngutjes.


3. Ndarja në mëngjes 


Përqafim i shkurtër dhe një fjali e qartë: “Do të shihemi pas pak”. 

Mos diskutoni gjatë për lotët ose ankthin. 

Mos i bëni premtime të mëdha për t’u larguar nga shkolla.


4. Pas shkollës 


Pyeteni për gjërat pozitive që i ndodhën, jo vetëm për lotët. 

Lavdërojeni edhe për përpjekjen më të vogël: “Sot qëndrove gjithë ditën, jam krenar për ty”. 

Jepini kohë të luajë dhe të qetësohet emocionalisht.


5. Qëndrueshmëri 


Mbani të njëjtin qëndrim çdo ditë; mos ndryshoni nga loti i fëmijës. 

Mos e shpërbleni sjelljen me shpërqendrime si telefon ose lojëra.


6. Përforcim i motivimit 


Përdorni një tabelë me yje ose stickera për ditët që e kalon pa qarë. 

Shpjegoni se shkolla është një vend ku mëson dhe takon shokë të rinj.


7. Bashkëpunim me mësuesin 


Merrni informacione për sjelljen reale në klasë.

Diskutoni strategji për t’ia bërë më të qeta ditët e para.



Këshilla konkrete për mësuesin 


1. Mikpritja 


Përshëndetje personale dhe buzëqeshje. 

Uluni në nivelin e fëmijës për të krijuar ndjesi sigurie.


2. Hapja e ditës 


Filloni me lojëra njohjeje dhe aktivitete të lehta. 

Shpjegoni rregullat në mënyrë të qetë, jo rreptësisht.


3. Shpërqendrimi i lotëve 


Jepini një rol të vogël që ta bëjë fëmijën të ndiejë se është i dobishëm. 

Vendosni pranë një shok të qetë që të ndihmoni integrimin gradual.


4. Jo qortim për lotin 


Lotët nuk janë sjellje negative; trajtojani me durim dhe empati.


5. Rutina e përditshme 


Përdorni të njëjtin plan ditë pas dite për të ulur ankthin. 

Filloni me detyra të vogla, të thjeshta dhe lojëra që i angazhojnë.


6. Raportim i përditshëm 


Informoni prindin me shembuj konkretë.


7. Durim dhe empati 


Disa fëmijë kanë nevojë për javë ose muaj për t’u përshtatur. 

Sigurohuni që fëmija të ndihet i mbrojtur dhe i pranuar.


Kur duhet të kërkohet ndihmë shtesë ?


Nëse lotët zgjasin më shumë se 2–3 javë. 

Nëse fëmija refuzon të futet në klasë ose nuk ha. 

Nëse nuk bashkohet me shokët ose tregon ankth ekstrem.

Në këto raste, rekomandohet psikolog shkolle ose specialist i zhvillimit të fëmijëve. 


Lotët e klasës së parë janë pjesë e natyrshme e rritjes dhe tregojnë ndjeshmëri dhe lidhje të fortë me prindin. Me durim, rutinë të qartë, strategji konkrete dhe bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve, fëmija shumë shpejt do të kapërcejë këtë fazë dhe do ta shohë shkollën si një vend të sigurt dhe të këndshëm.



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

333 Lexime
1 javë më parë