NATYRA

Mësimi në natyrë

Natyra ka një efekt të fuqishëm në vëmendjen e nxënësve, në përqëndrimin e tyre, zvogëlon stresin, forcon vetëdisiplinën, rrit aktivitetin fizik, nxit vetë-kënaqësinë dhe angazhimin e tyre. Në fund të së gjithave, kjo përmirëson cilësinë e mësimit.

Është koha që të mendojmë seriozisht për mësim në natyrë... Trendi i mësimeve nëpër ambiente të brendshme dhe testet e standardizuara mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. 


Natyra ka një efekt të fuqishëm në vëmendjen e nxënësve, në përqëndrimin e tyre, zvogëlon stresin, forcon vetëdisiplinën, rrit aktivitetin fizik, nxit vetë-kënaqësinë dhe angazhimin e tyre. Në fund të së gjithave, kjo përmirëson cilësinë e mësimit. 


Për më tepër, natyra krijon një ambient më të qetë dhe më të sigurt për mësim, ushqen marrëdhënie më të ngrohta dhe më shumë bashkëpunim midis nxënësve. Mundëson forma krijuese dhe hulumtuese të lojës


Studiuesit besojnë se është thelbësore të shihet se si këta faktorë ndikojnë në marrëdhënien në grp, por edhe individualisht tek nxënësit. Largimi nga monotonia, nga ambienti mbytës i klasës, i bën nxënësit të reflektojnë për kënaqësinë që ata ndjejnë gjatë procesit mësimor. Këta faktorë janë shumë më të rëndësishëm se arritjet akademike. 


Këmbëngulja, zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, udhëheqja, puna në grup dhe rezistenca ushqehen pikërisht nga mësimi në natyrë. Edhe nëse nuk është e mundur të zhvillohet mësimi në natyrë, për shkak të insfrastrukturës, atëherë përpiquni të krijoni sa më shumë hapësira të gjelbërta në shkollën tuaj.


(P. Shtini; Portali Shkollor)

3,569 Lexime
3 vjet më parë