DURIM DHE KËMBËNGULJE

Mësimi vazhdon, pavarësisht pandemisë

Ndonjëherë duket se mësimi duhet lënë pas dore, pasi ne përputhemi me situatën. Por, përpiquni të ruani balancën dhe sigurinë tuaj. Mësimi vazhdon, pavarësisht pandemisë.

Ndonjëherë duket se mësimi duhet lënë pas dore, pasi ne përputhemi me situatën. Por, përpiquni të ruani balancën dhe sigurinë tuaj. Mësimi vazhdon, pavarësisht pandemisë. 


Kjo kohë e vitit mund të jetë sfiduese. Pandemia globale e ka shkaktuar të gjithë këtë sfidë. Madje, muaji tjetër është muaji i festave, muaji që të gjithë mezi presim. A do të na e shpërqëndrojë vëmendjen pandemia nga festat? 



Nxënësit akoma mësojnë  

             

Ndoshta nuk është një mësim aq i mire, por të gjithë po përshtatemi me situatën. Përveç njohurive dhe aftësive në lëndë të caktuara, ata sigurisht mësojnë se si të jenë këmbëngulës, si të jenë të dhembshur dhe si të përshtatin modelet e zakonshme të përditshme të sjelljes në rrethana të reja. Mësuesit udhëzojnë gjallërisht nxënësit e tyre të kenë karakter të fortë, qëndrueshmëri, këmbëngulje dhe durim.  



Të gjithë jemi disi të shqetësuar


Ata që japin mësim në disa vende të largëta mund të shqetësohen se kur dhe si të kthehen në shtëpi. Ata që kanë fëmijë që studiojnë në universitete të huaja, kur do t'i shohin përsëri. 

Ata që japin mësim në mjediset në të cilat jetojnë mund të shqetësohen për përparimin e virusit dhe numrin në rritje të infeksioneve të reja, ose për shkak të anëtarëve të familjes që i përkasin grupeve të cënueshme ose kanë nevojë për ndihmë të veçantë, mbase edhe për shkak të ndikimit të rrethanave të reja të kushtëzuara nga pandemia në shëndetin mendor të të gjitha grupmoshave.

Disa mësues janë vetë në grupe të pambrojtura dhe shkojnë në vet-izolim ose qëndrojnë para ekraneve për muaj, me qëllim që të realizojnë mësimin në distancë.

Por pavarësisht kësaj, ne ende vazhdojmë.



Mësuesit ende buzëqeshin


Edhe në të tilla rrethana, mësuesit ende buzëqeshin, krijojnë situata komike, japin mbështetje. Edhe pse kovidi vijon, ne duhet të gjejmë pozitivitetin brenda vetes.




Përktheu P.Shtini

Burimi: https://www.skolskiportal.hr/aktualno/ucenici-i-dalje-uce/


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,579 Lexime
3 vjet më parë