Microsoft

Microsoft “mbyll” Windows 7 dhe Windows 8

Duke përmbushur premtimin afatgjatë në faqen e ciklit të jetës së Windows, Microsoft ka konfirmuar “Fundin e shitjeve” për dy sistemet operative më të famshme të krijuara ndonjëherë dhe ndoshta sistemet operative më pak të pëlqyera në botë.

Për Windows 7 dhe Windows 8.1 ky është fundi. Akti i fundit.

Duke përmbushur premtimin afatgjatë në faqen e ciklit të jetës së Windows, Microsoft ka konfirmuar “Fundin e shitjeve” për dy sistemet operative më të famshme të krijuara ndonjëherë dhe ndoshta sistemet operative më pak të pëlqyera (sidoqoftë padrejtësisht) në botë.

Microsoft shpjegon që: Fundi i shitjeve i referohet datës kur një version i përcaktuar i Windows nuk ju dërgohet më shitësve ose Prodhuesve Origjinal të Pajisjeve (Original Equpiment Manufacturers – OEMs).  Shembuj të OEMs-ve janë Dell dhe Toshiba –prodhues kompjuterësh të cilët shpesh instalojnë para shitjes së kompjuterëve një sistem Windows.

Pika kyçe këtu është që OEMs ishin rruga e fundit zyrtare nga e cila mund të merreshin kopje të Windows 7 dhe Windows 8.1 sepse Microsoft ndaloi shitjen me pakicë për konsumatorët para 2 vitesh. Si pasojë çdo kompjuter i ri Windows do të vijë me Windows 10 dhe përdoruesit nuk do të kenë mundësinë të bëjnë një “zbritje” dhe të përdorin një sistem operativ më të hershëm.

Pra nëse ende dëshironi të merrni një kompjuter të ri me njërin nga sistemet operues Windows 7 ose Windows 8 atëherë duhet të lëvizni shpejt pasi të gjithë OEMs-at duan të shesin çdo pajisje që kanë stok në dyqanet e tyre dhe të cilat nuk do zgjasin shumë. Më pas, gjithçka çfarë ju mbetet është që të endeni në e-Bay apo në faqe të tjera jo-zyrtare, me shpresën se do të blini një kopje të sistemeve operative.

Lançimi në 2009 i Windows 7 shënoi fillimin e një 7-vjeçari të jashtëzakonshëm në shitjen për Microsoft ndërkohë që Windows 8/8.1 zgjati vetëm 4 vjet. Një reflektim i dukshëm se si do të mbahen mend këto dy sisteme operative.

Pavarësisht nga përditësimet dhe mbështetja teknike që do vazhdoje për Windows 7 dhe Windows 8 deri në Janar 2020 për Windows 7 dhe në Janar 2023 për Windows 8, fundi i shitjeve të tyre parashikon një shtytje në treg Windows 10-ës.

1,948 Lexime
7 vjet më parë