MODELE

Modele testesh në Gjuhën Angleze për maturantët

Hartimi i tezave nga mësuesja Etleva Ruci është bazuar kryesisht mbi programin orientues të QSHA, të reduktuar, duke u kujdesur që të mbulohen kryesisht temat që janë trajtuar në shkollë, si dhe rubrikat e përfshira në test, që do të ngeleshin të pandryshuara.

Ideja mbi hartimin e modelit të tezave  të Maturës Shtetërore lindi nga nevoja e nxënësve për të parë lloje tezash hartuar sipas modelit Multiple Choice, pra me alternativa. Duke pasur parasysh dhe shkëputjen disa mujore të nxënësve nga auditorët vendosa që t’ju vij në ndihmë në këtë mënyrë.


Hartimi i tezave nga mësuesja Etleva Ruci është bazuar kryesisht mbi programin orientues të QSHA, të reduktuar, duke u kujdesur që të mbulohen kryesisht temat që janë trajtuar në shkollë, si dhe rubrikat e përfshira në test, që do të ngeleshin të pandryshuara dhe duke bërë kujdes që gramatika gjuhësore të jepet në funksion të komunikimit, pra testohet tek rubrika e dytë, përdorimi i gjuhës.


Si i tillë, testi i Gjuhës Angleze do të përfshijë këto seksione/rubrika:

1. Lexim-kuptimi;

2. Përdorimi i Gjuhës;

3. Shkrimi


Tek rubrika e parë dhe e dytë, tekstet janë zgjedhur nga metoda të huaja, si PIONEER, mm publications, pra janë autentike dhe pyetjet janë përshtatur me alternativa.


Llojet e pyetjeve tek lexim-kuptimi  janë:

a. Pyetje rreth qëllimit të autorit;

b. Llojit të tekstit;

c. Pyetje në lidhje me kuptimin e pjesës

d. Pyetje në  lidhje me kuptimin e një fjale të caktuar, në një kontekst/paragraf të caktuar

e. Pyetje në lidhje me një përemër (p.sh vetor) dhe referentin e tij, pra kujt emri i referohet një përemër i caktuar në tekst.


Tek rubrika e dytë, përsëri jepet një tekst (gapped) me vende bosh, ku mungojnë fjalë, dhe nxënësi duhet të plotësojë vendet bosh të fjalëve që mungojnë duke zgjedhur një nga alternativat  a, b, c ose d që jepen më poshtë. Këtu testohen si njohuritë leksikore, ashtu dhe ato gramatikore të nxënësit.


Tek rubrika e tretë, shkrimi, nxënësi nuk shkruan vetë, por i ofrohet një tekst me gabime drejtshkrimore, gramatikore, etj dhe ai duhet t’i korrigjojë ato, ose ofrohen katër alternativa dhe nxënësi zgjedh të duhurën për të korrigjuar gabimin.


Në total, numri i pyetjeve me alternative është 60.

  


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,932 Lexime
4 vjet më parë