Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë moderne të botës
Muri i Madh Kinez është një nga monumentet më imponuese të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Ai është një nga veprat më të famshme në botë, jashtëzakonisht i njohur dhe i admiruar.
Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen. Kjo strukturë ka nisur të ndërtohet rreth 2500 vjet më parë.
Muri i Madh Kinez është një nga monumentet më imponuese të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen, përfshirë edhe faktin që janë të paktë njerëzit, të cilët kanë arritur që ta shikojnë të gjithë këtë ndërtim gjigant. Kjo strukturë ka nisur të ngrihet rreth 2500 vjet më parë. Vendimi për ta ndërtuar u mor për të frenuar pushtuesit mongolë e tani është kthyer në një pasuri historike për Kinën.
Muri i Madh Kinez është i gjatë mbi 7 mijë kilometra nëpër gjatë territorit të Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i tij filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e mongolëve.
Nuk u përdor kurrë si strukturë mbrojtëse
Edhe pse qëllimi kryesor i murit ishte ai mbrojtës për të kufizuar sulmet mongole nga veriu, kjo strukturë kurrë nuk e kreu qëllimin fillestar të ndërtimit të saj. Gjatësia ekstreme bëri që të ishte praktikisht e pamundur që të ruhej nga rojet kineze e kjo krijoi pika të dobëta që u dha mundësinë mongolëve që ta kalonin në çdo moment pa hasur ndonjë rezistencë të fortë nga kinezët. Për këtë arsye, pavarësisht qëllimit që përfaqëson kjo vepër gjigande, atë gjë që duhet ta bënte më mirë se të tjerat në fund nuk e kreu.
U ndërtua në më shumë se 1800 vite
Muri i Madh Kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.
Struktura është një koleksion muresh
Për shumë njerëz, Muri i Madh Kinez është një strukturë e gjatë e përbërë nga vetëm një mur. Realisht, janë më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze e që janë bashkuar.
Përbërësi i çuditshëm brenda strukturës
Përgjithësisht, Muri i Madh është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.
U ngrit nga të burgosurit kinezë
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh Kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.
Përkujtohet 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë