SHKENCA NË ZI

Ndërron jetë Larry Tesler, shpikësi i 'copy-paste'

Silicon Valley është në zi për vdekjen e Larry Tesler, shkencëtarin e kompjuterëve që në vitet ’70 shpiku komandat “cut”, “copy” dhe “paste”. Fal shpikjeve të tij ne kemi mundur të përdorim më lehtë kompjuterin për punët tona të ndryshme.

Ka ndërruar jetë babai që shpiku komandat "Ctrl + C" "Ctrl + V". 


Larry Tesler, një ikonë e informatikës, vdiq në moshën 74-vjeçare. Tesler filloi të punonte në Silicon Valley në vitet 1960, në kohën kur kompjuterët ishin të paarritshëm për pjesën dërrmuese të njerëzve. 


Falë shpikjeve të tij, ku përfshihen edhe komandat “cut”, “copy” dhe “paste”, kompjuterët personal u bënë të thjeshtë për t’u mësuar dhe për t'u përdorur. Xerox, ku Tesler kaloi një pjesë të karrierës së tij, bëri homazhet e rastit.


“Shpikësi i ‘cut/copy/paste/find & replace’ dhe i shumë të tjerave ishte ish-kërkuesi shkencor i Xeroz, Larry Tesler. Dita juaj e punës është më e lehtë falë këtyre të tij revolucionare”- shkroi kompania në Twitter. 

Tesler lindi në Bronx, Nju Jork në 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford të Kalifornisë.Pas diplomimit, ai u specializua në projektimin e ndërfaqes së përdoruesit, që i ka bërë sistemet kompjuterike më të lehta në përdorim.


Ai punoi për një numër të madh firmash kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij të gjatë. E nisi në Qendrën Kërkimore Xerox Palo Alto para se Steve Jobs ta mbërthente atë për Apple, ku ai kaloi 17 vite dhe u bë shkencëtari kryesor. Pasi u largua nga Apple, ai ngriti një “start-up arsimor”, punoi për periudha të shkurtra në Amazon dhe Yahoo.



(N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor)

1,342 Lexime
4 vjet më parë