TË FOLURIT

Ndikimi i ushtrimeve të të folurit në zhvillimin e të menduarit te nxënësit

Mënyra më e mirë për të zhvilluar të folurin tek nxënësit, janë ushtrimet e shumta. Ushtrimet e të folurit duhet të jenë gjithpërfshirës dhe të nxisin të menduarit aktiv te nxënësve...

Mënyra më e mirë për të zhvilluar të folurin tek nxënësit, janë  ushtrimet e shumta. Ushtrimet e të folurit duhet të jenë gjithpërfshirës dhe të nxisin të menduarit aktiv te nxënësve. Mësuesi duhet ti drejtojë/orentojë nxënësit në mënyrë që ata të organizojnë dhe të aftësojnë të menduarin. Zhvillimi i të menduarit me anë të ushtrimeve të të folurit, mund të realizohen në mënyra të ndryshme. Mësuesi luan rolin primar në realizimin e këtyre ushtrimeve. Ai duhet të krijojë një mjedis klase, ku nxënësit  mund të punojnë ne grupe me njëri-tjetrin, ku realizojnë bashkëbisedime, ku zgjidhin ushtrime të niveleve të ndryshme,  ku  ndihen të lirë të shprehin me gojë atë se çka mendojnë.


Virgini O‛ Keefe në librin e saj  SPEAKING TO THINK/THINK TO SPEANKING, thotë që studentët e të gjithave niveleve dhe aftësive të ndryshme, meritojnë të gjithë të kenë një shans për të pasur sukses. Metodat e të folurit dhe të menduarit u mundëson mësuesve, t’i japin çdo nxënësi mundësinë për të përdorur të folurin me të tjerët dhe me veten. Kjo është mënyra kryesore e të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke përjashtuar apo minimizuar bisedat në klasë, sepse mund të pengojmë shumë nxënës.


Virgini O‛ Keefe argumentoi se ndarja e të mësuarit dhe përpunimi i njohurive dhe aftësive ushtrimore me zë të lartë i ndihmon te gjithë nxënëxit të arrijnë më shumë zhvillim intelektual.  Libri i saj, tregon vlerën e bisedës në klasë duke treguar sesi funksionon dhe duke ofruar zgjidhje praktike për ta bërë procesin më të suksesshëm.


 Ajo orienton disa pika për mësuesit:

• Siguron udhëzime specifike për të inkurajuar përfshirjen totale të nxënësve.

• Përshkruani aktivitete të shumta për të nxitur kreativitetitn dhe për të fituar interesin dhe motivimin e nxënësve.

• Demostroni procesin e grupit të vogël me instruksione hap pas hapi për të realizuar gjithpërfshirjen. 

• Jepuni shembuj dhe aktivitete për të aktivizuar nxënësit me gojë. 

• Vlerësoni aftësitë për të folurit, por pa nxitur frikën e nxënesve gjatë komunikimit. 

Ky libër i ofron mësuesit një repertor të gjerë të mënyrave sesi të menaxhojnë dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen e nxënësve në diskutim. 


Disa nga aktivitetet për të promovuar të folurin në zhvillimin e të menduarit te nxënësve janë: 

1. Diskutimi. Një diskutim mund të mbahet për arsye të ndryshme. Nxënesit mund synojnë të arrijnë ne nje përfundim, te ndajnë ide rreth nje ngjarjeje ose te gjejnë zgjidhje në grupet e tyre të diskutimit. Qëllimi i diskutimit është thelbësor dhe përcaktohet nga mësuesi. Mësuesit mund të organizojnë duke formuar grupe me 4-5 nxënës dhe në fund të gjithë grupet paraqesin mendimet e tyre përmes së folurit. Ky aktivitet nxit të menduarit kritik dhe vendimmarrjen e shpejtë. Gjithashtu nxënëxit mësojnë si të shprehen dhe të justifikojnë veten në mënyrë të sjellshme, ndërsa janë duke mos u pajtuar me të tjerët. 


2. Stuhi mendimi. Kjo metodë i mundëson nxënësve të prodhojnë ide në një kohë të kufizuar. Kjo metodë është efikase se të gjithë kanë mundësinë për të zhvilluar të folurin. Ky aktivitet nuk i kritikon mendimet apo idetë e nxënësve, por thjesht nxënësit janë të hapur për të shprehur mendimet e tyre. Ky është një ushtrim efikas për të nxitur gjithëpërfshirjen e të folurit të nxënësve. 


3. Tregim historish. Me këtë lloj ushtirimi të të folurit, nxënësit zhvillojnë të menduarit duke përmbledhur shkurtimisht një tregim apo histori që kanë degjuar nga dikush me parë, apo mund të krijojnë një tregim për t‛ia treguar shokëve në klasë. Ky ushtrim nxit mendimin krijues, duke patur parasysh formatin fillim, zhvillim, mbarim. Me anë të kësaj metode, mësuesit jo vetëm aftësojnë të folurit, por dhe tërheqin vëmendjen e klasës.


4. Intervista. Nxënësit me anë të këtij aktiviteti kryejnë intervista me temë te zgjedhur dhe me njerëz të ndryshëm. Kjo metodë u jep mundësi nxënësve të ushtrojnë aftësitë e tyre të të folurit,  jo vetëm në klasë, por dhe jashtë saj. Më pas shprehin studimet e tyre në klasë, ku nxënësit mund të intervistojnë dhe njëri tjetrin. 


5. Paraqitja e figurave. Një lloj tjetër ushtrimi, ku nxënesit me anë të fotove, përdorin figurat duke pershkruar atë që shohin. Ky ushtrim nxit kreativitetin dhe imagjinatën e nxënësve si dhe aftësinë e të folurit në klasë. 

Këto ushtrime, përfshijnë secilin nxënës në çdo aktivitet të të folurit, duke zhvilluar dhe të menduarit. Këto metoda, rrisin të folurin, mendimin kritik. 


Sipas Goldstein, roli i mësuesit në procesin e të folurit dhe të menduarit do të jetë:

• Mësuesi duhet të tregojë shenja pozitive kur komenton përgjigjen e nxënësit

• Mësuesi nuk duhet t i korrigjojë shumë gabimet e nxënesit kur flasin, për të mos i shkëputur nga fjalimi. 

• Mesuesi duhet të ofrojë sa më shumë ushtrime që të nxisin të menduarit dhe të praktikojnë saktë të folurin. 


Gjithashtu, një artikulli i Punimeve të Akademisë Kombtare te Shkencave ne ShBA, na tregon se të menduarit dhe sidomos zhvillimi i mendimit kritik, u mundësohet nxënësve me anë të ushtrimeve të të folurit. 


Uolf Mishel Roth, gjithashtu ka folur për të folurin dhe të menduarin. Në një artikull ajo është shprehur: lidhja midis të menduarit dhe të folurit eshte teoriyuar nga disa terma. Të folurit shpreh atë se çka subjekti ka menduar ose atë që po mendon për momentin, ndaj të folurit është konsideruar si imitim, kopje e mendimit. Folja të shpreh, shihet si një metaforë dhe etimologjikisht, vjen nga latinishtja expressare.



(P. Shtini; Portali Shkollor)

3,171 Lexime
4 vjet më parë