Orë Model në Histori 12: Simbolet Kombëtare në Kartëmonedhat Shqiptare (1918–1939)
Në shkollën “Adem Haxhija”, Boks, u zhvillua një orë e hapur model në Histori me nxënësit e klasës së 12-të, nga mësuesja Elona Merdosti. Tema trajtoi simbolet kombëtare në kartëmonedhat shqiptare 1918–1939, duke nxitur analizë dhe diskutim mbi identitetin kombëtar. Materiali gjendet në PDF.
Në shkollën “Adem Haxhija”, Boks, u zhvillua një orë e hapur model në lëndën e Historisë në Arsimin e Mesëm të Lartë (AML), me temë “Simbolet kombëtare në kartëmonedhat e shtetit shqiptar”. Veprimtaria u realizua nga mësuesja e Historisë, njëkohësisht koordinatore e SHQK-së, Elona Merdosti, me nxënësit e klasës së 12-të.
Ora mësimore u organizua në formë ndërvepruese, duke u mbështetur në materiale audio-vizuale dhe burime historike mbi kartëmonedhat shqiptare të periudhës 1918–1939. Nxënësit analizuan figurat historike, simbolet kombëtare dhe elementet e sigurisë, duke reflektuar mbi lidhjen mes parasë, shtetit dhe identitetit kombëtar.
Ky material pasqyron strukturën e plotë të orës model dhe qasjen bashkëkohore të mësimdhënies së zbatuar. Materiali i plotë i orës gjendet më poshtë në format PDF.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Modele testesh VANAF për vitin shkollor 2025-2026