Orë SmartLab, Anglisht V, tema: Comparative and Superlative degrees

Ky material mësimor interaktiv për klasën e pestë, i përgatitur nga mësuesja Madalena Lukani, trajton "Comparative and Superlative degrees" në anglisht. Nxënësit mësojnë të identifikojnë dhe përdorin mbiemrat krahasues e superlativë për kafshë, objekte dhe njerëz, përmes aktiviteteve praktike dhe digjitale.

Ky material mësimor interaktiv për klasën e pestë është përgatitur me kujdes nga mësuesja e shkollës 9- vjeçare "Bardhaj", Shkodër, Madalena Lukani për lëndën Anglisht dhe ka për temë "Comparative and Superlative degrees". Ai synon të ofrojë një qasje të gjallë dhe dinamike në mësimdhënie, duke kombinuar teknika tradicionale me aktivitetet digjitale dhe interaktive.


Përmes këtij materiali, nxënësit do të zhvillojnë aftësinë për të:

  • Identifikuar mbiemrat krahasues dhe superlativë;
  • Shpjeguar ndryshimet midis formave krahasuese dhe superlative;
  • Formuar saktë mbiemrat krahasues dhe superlativë, duke përfshirë edhe format e parregullta;
  • Përdorur mbiemrat krahasues dhe superlativë në fjali për të krahasuar njerëz, kafshë dhe objekte;
  • Bashkëpunuar në çift ose grup në aktivitete praktike.


Materiali përmban një kombinim të metodave Brainstorming, Picture Comparison, Pair Work, Group Work, aktivitete në SmartLab dhe Kahoot, duke ndjekur strukturën Present – Practice – Produce (PPP) për organizimin e mësimit.


Për të gjithë ata që janë të interesuar për këtë model interaktiv, është përgatitur një prezantim në PPT (e gjeni më poshtë) dhe një version i plotë në Drive Word në formën e ditarit mësimor të cilin e gjeni duke klikuar këtu. 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë  

192 Lexime
10 orë më parë