Orientime për prindërit nga Lorela Garuli: Teknika për nxitjen e vëmendjes dhe përqendrimit të fëmijëve
Mungesa e përqendrimit dhe e vëmendjes, vështirësitë e fëmijëve për të përfunduar detyrat dhe vështirësia nga rutina e re, janë shqetësimet kryesore të prindërve këtë periudhë. Ndaj ne kemi shkëputur disa këshilla nga psikologia e njohur Lorela Garuli.
Mungesa e përqendrimit dhe e vëmendjes, vështirësitë e fëmijëve për të përfunduar detyra të caktuara që më parë kryheshin normalisht, vështirësia për t’u përshtatur me rutinën e re, janë shqetësimet kryesore të prindërve përgjatë kësaj periudhe.
Në këtë shkrim gjeni disa hapa dhe teknika të strukturara e të ilustruara, të cilat ju vijnë në ndihmë dhe mund t’i zhvilloni në shtëpi me fëmijët tuaj.
Mund të kryhen tek fëmijët e moshës parashkollore deri tek mosha 10-vjecare afërsisht. Kanë të bëjnë me zhvillimin dhe stimulimin e përqendrimit, vëmendjes e pastaj të kujtesës së fëmijëve, duke qenë se janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
I shohim me radhë:
- Fëmija tregon një ngjarje dhe e regjistrojmë në audio. Më pas, i kërkojmë ta ritregojë njësoj dhe verifikojmë kujtesën dhe përqendrimin.
- Fëmija vështron një fletë me disa vizatime për disa caste dhe më tej përpiqet t’i kujtojë pa i parë.
- Shikon një model të ngjyrosur dhe më pas ngjyros një identik, thjesht duke e kujtuar, pa e parë.
- Pasi lexon një tekst, i përgjigjet 10 pyetjeve mbi tekstin (kush, ku, kur, pse?)
- Vëzhgon një vizatim dhe përpiqet të zbulojë se çfarë i mungon.
- Autobiografitë/mbajtja e një ditari ku shkruan ngjarjet dhe emocionet duke i rikujtuar herë
(Disa ilustrime teknikash)
Botuar me të drejtën e autores Lorela Garuli, psikologe
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat erezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si t’i ndihmoni fëmijët të largojnë frikën nga të folurit në publik
Këshilla nga Rajmonda Mullaymeri se si të motivoni fëmijët me nevoja të veçanta
Metoda, strategji, planifikim për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e të shkruarit për nxënësit me nevoja të veçanta