Presidenti i Nxënësve, Krenar Dunga, vlerëson mësuese Nazmie Peposhin: Mirënjohje për një jetë në shërbim të arsimit dhe komunitetit

Një histori përkushtimi, respekti dhe mirënjohjeje që lidh brezat e nxënësve me misionin e mësuesit. Presidenti i Nxënësve Krenar Dunga vlerëson mësuese Nazmie Peposhin për kontributin e saj ndër vite në edukimin e fëmijëve dhe komunitetit. Një shembull frymëzues i arsimit me zemër.

Në një kohë kur arsimi ka nevojë jo vetëm për dije, por edhe për modele që frymëzojnë, figura e presidentit Krenar Dunga dhe mësuese Nazmie Peposhit, mësuese e ciklit fillor në shkollën “Halit Çoka” në Bathore, përfaqëson një shembull të çmuar të përkushtimit, fisnikërisë dhe përgjegjësisë së lartë në misionin e edukimit.

Kontributi i mësueses ndër vite, dashuria për nxënësit dhe serioziteti me të cilin ka ushtruar profesionin e mësueses kanë bërë që puna e saj të marrë vlerësimin dhe mirënjohjen e brezave që kanë kaluar në duart e saj.


Në shenjë respekti për këtë kontribut, Krenar Dunga, President i Qeverive të Nxënësve për ZVA Kamëz, ka shprehur publikisht konsideratën e tij të veçantë për mësuese Nazmien, duke e cilësuar atë si një prej figurave që mishërojnë më së miri dinjitetin dhe dimensionin njerëzor të profesionit të mësuesit.

“Ka mësues që të japin dije dhe ka mësues që, përmes dijes, lënë gjurmë në formimin e një njeriu. Mësuese Nazmia i përket pikërisht kësaj kategorie. Ajo është shembulli që meriton jo vetëm falenderimin tonë, por respektin e brezave që ka edukuar dhe të gjithë komunitetit arsimor”, shprehet Dunga.


Vlerësimi për mësuese Nazmien është njëkohësisht një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata mësues që, larg zhurmës dhe vëmendjes publike, ndërtojnë çdo ditë themelet e së ardhmes përmes edukimit të fëmijëve.


Sepse pas çdo brezi që ecën përpara, qëndron një mësues që dikur besoi tek ai. Mirënjohje mësuese Nazmie Peposhit dhe të gjithë mësuesve që e kanë shndërruar arsimin në një mision jete.


Vlerësime Krenar Dungës për ndërmarrjen e një iniciative kaq me vlerë në të mirë të dy palëve; shembull i nxënësve të Arsimit Shqiptar!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

114 Lexime
54 minuta më parë