Prindër! Mos e puthni fëmijën

Prindër! kontrolloni intensitetin e puthjes, pasi fëmija trembet nga e puthura, i duket sikur e hani

Prindër! Mos e puthni fëmijën kohë e pa kohë, e vënd e pa vënd dhe mos lejoni as të tjerët të puthin fëmijën tuaj. Prindër! kontrolloni intensitetin e puthjes, pasi fëmija trembet nga e puthura, i duket sikur e hani. Fëmija është në fazën, që organi i tij më i fuqishëm për njohje, është goja.

Fëmija çdo gjë e fut në gojë dhe kërkon ta hajë që të mund ta njohë. Dhe po kështu, mendon se duan të bëjnë edhe të rriturit me të, prandaj kini kujdes. Përpiquni ta kuptoni, se ashtu siç ngjizja e një njeriu realizohet nga nga dy qeliza mikroskopike, po ashtu edhe këto veprime, në pamje të thjeshta dhe dashamirëse, dëmtojnë pikërisht, sigurinë dhe besimin te fëmija.

Një fëmijë po u rrit i sigurt, nuk do të jetë një i rritur prepotent dhe në funksion të të tjerëve, apo të kërkojë të ketë njerëz në funksion të tijë. Të qenit në funksion, apo të kesh nevojë për të patur njerëz në funksion, është privim lirie. Është ti mohosh fëmijës shijen e barazisë dhe të qenit i barabatë midis të barabartëve.

(Nga Lira Gjika, pediatre)

1,695 Lexime
8 vjet më parë