ORGANIZIMI I NJË AKTIVITETI

Projekt SHQK nga mësuesja Nevila Duraj: Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19

Ky është një plan aktiviteti me nxënësit e klasës XI-A të shkollës “Adem Haxhija”, Postribë në kuadër të shkollës si Qendër Komunitare me temë "Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19". Përgatiti mësuesja Nevila Duraj.

            

PLAN AKTIVITETI ME NXËNËSIT E KLASES XI-A NË KUADËR TË SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE


TEMA: Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19          

Përgatiti: Nevila Duraj

Shkolla: “Adem Haxhija”, Postribë


QËLLIMI I AKTIVITETIT:

1. Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe i mbarë komunitetit për rrezikun e përhapjes së COVID-19.

2. Njohja e zbatimi i masave parandaluese.

3. Aftësimi i nxënësve për të punuar në grupe.

4. Të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi me njeri-tjetrin gjatë punës në grup.


SYNIMI: 

Vendi: Në ambientet e shkollës ”Adem Haxhija”, në komunitet

Data: Postribë, Mars 2021

Fillimi: 14:00

Mbarimi: 16:30


Objektivat: 

Në fund të veprimtarisë nxënësit të jetë të aftë:

• Të zbatojnë masat parandaluese e të krijojnë një mjedis të sigurtë në shkollë.

• Të krijojnë postera e fletëpalosje me këshilla të vlefshme e mesazhe sensibilizuese.

• Të shpërndajnë në komunitetin e tyre fletëpalosje duke zbatuar rregullat e distancimit fizik e duke treguar qytetarinë e tyre.

• Të respektojnë shokët e shoqet, si qytetarë të barabartë të një komuniteti e shoqërisë.


KOMPETENCAT KYÇE QE DO TE ZHVILLOHEN:

- Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes;

- Kompetenca e të menduarit;

- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen, mjedisin;

- Kompetenca personale;

- Kompetenca digjitale;


PRITSHMËRITË:

  1. Forcimi marrëdhënieve mësues-nxënës, shkollë-komunitet.
  2. Rritja e frymës së bashkëpunimit.
  3. Ndjenja e vullnetarizmit.
  4. Realizimi i një fletëpalosjeje të krijuar nga nxënësit.
  5. Demonstrimi i vlerave qytetare.


Mjetet: informacion shkencor, postera, laptop, flesh (USB), aparat fotografik, dosje, fletë format, aparatvideoje, videoprojektor, kartona, maska etj.


AKTIVITETE PRAKTIKE


FINANCUESIT DHE PARTNERET: mësuesit e lëndëve, senati, (qeveria e nxënësve), mjeku e infermiere të qendrës shëndetësore prindër, anëtarë të komunitetit


PARTNERËT NË AKTIVITET:

- Nxënësit e klasës XI-A

- Senati (qeveria e nxënësve)

- Mësuesit e lëndëve.

- Punonjës shëndetësorë.

- Prindër.

KOSTOJA: 10000 lekë


Faza përgatitore:

a. Njohja e nxënësve me temën e veprimtarisë, ku shkëmbehen ide dhe japin sugjerime rreth realizimit të saj.

b. Ndarja e grupeve të punës e përcaktimi i detyrave përkatëse.

c. Takimi me punonjës të qendrës shëndetësore të fshatit.

d. Sigurimi, grumbullimi i bazës materiale dhe përgatitja e posterave, fetpalosjeve. 

e. Gjetja e informacioneve fotove, ilustrimeve nga interneti. 

f. Mbledhja dhe përzgjedhja e materialit  të grumbulluar.

g. Përgatitja e ambienteve të shkollës për realizimin e veprimtarisë.


RENDI I AKTIVITETIT:

1.Faza e realizimit të veprimtarisë

(Bisedë – Demonstrim – Vëzhgim)

2.Akomodimi i pjesëmarrësve në klasë, ora 14:00 

3. Prezantimi i temës, ora 14:05

Hapi i parë: Prezantimi i materialeve të përgatitura nga nxënësit për pyetjet:

  • Çfarë është COVID-19?
  • Cilat janë simptomat e COVID-19?
  • Si përhapet COVID-19?
  • Kush është më i rrezikuar?
  • Si trajtohet COVID-19?
  • Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19?
  • Si të krijojmë një mjedis të sigurtë pune në shkollë?

Hapi i dytë: Bisedë me mësuesit e Biologjisë në formë pyetje-përgjigjesh.

Hapi i tretë: Prezantimi i posterave  e fletëpalosjeve të krijuara nga nxënësit me vizatime e mesazhe sensibilizuese në lidhje me temën, të cilat do të afishohen më pas në ambientet e shkollës.

Hapi i katërt: Shpërndarja e fletëpalosjeve në komunitet nga nxënësit e klasës.


4. Mbyllja e aktivitetit dhe falënderimi nga ana jonë, ora 16:30.


PJESËMARRËSIT:

- Nxënësit e klasës


PERSONAT PËRGJEGJËS PËR AKTIVITETIN

1- Emër/Mbiemër: NEVILA DURAJ   Email: __________________  Nr.cel:__________________


Aktivitetin e plotë edhe me foto e gjeni më poshtë, në formatin PDF. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,689 Lexime
2 vjet më parë