REAGIMI

Protesta për vajzën e dhunuar, një hap drejt emancipimit

Shoqëria ndihet e kërcënuar nga të tilla raste të njëpasnjëshme, ndaj sot ka vendosur të reagojë. Të gjithë kemi detyrim t’i mbrojmë fëmijët. Protesta të tilla demostrojnë vetëdijësimin e qyetetarëve.

Rasti i vajzës së përdhunuar ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndaj ditën e sotme, në Tiranë njerëzit protestojnë. Shoqëria, pjesë e së cilës jemi të gjithë, ndihet e kërcënuar nga të tilla raste të njëpasnjëshme, ndaj sot ka vendosur të reagojë. Vërejmë pankarta me shënime, shprehje, fjalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, fizikisht dhe psikologjikisht. 


Të gjithë kemi detyrim t’i mbrojmë fëmijët. Kemi detyrimin t’i ofrojmë një ambient të shëndetshëm, në mënyrë që ata të jetojnë një fëmijëri të lumtur dhe në të ardhmen të bëhen individë të denjë. Vetëm duke rrëzuar barrierat dhe tabutë, mund t’i ofrojmë siguri. Hapi i parë i ndërtimit të marrëdhënieve të shëndetshme është komunikimi. Ndaj, kjo protestë mund të konsiderohet shenjë emancipimi, një hap më shumë drejt të qenit i hapur. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,379 Lexime
3 vjet më parë