Raimonda Sino: Bashkëpunimi në Ekipet Lëndore, një model orientues për fundvitin shkollor
Bashkëpunimi në Ekipet Lëndore sjell një model orientues për fundvitin shkollor nga Raimonda Sino. Ai ndihmon në analizën e procesit mësimor dhe përfshin dy dokumente: formular raportimi dhe procesverbal/relacion përmbledhës, të përshtatshëm për çdo institucion arsimor.
Nga: Raimonda Sino
Mbyllja e vitit shkollor është periudha ideale për të bërë një analizë të thellë dhe objektive të procesit mësimor. Për t'ju ardhur në ndihmë ekipeve lëndore dhe koordinatorëve të cilësisë, ky shkrim sjell një model orientues , i cili mund të përshtatet lirisht sipas nevojave të çdo institucioni arsimor.
Kjo paketë përbëhet nga dy dokumente kryesore:
1.Formular Raportimi Paraprak (Ekipi Lëndor): Një model i shpejtë dhe efikas që plotësohet nga Kryetari i Ekipit Lëndor për të pasqyruar arritjet, përdorimin e platformave digjitale (TIK) dhe analizën "Çfarë funksionoi / nuk funksionoi".
2.Procesverbal & Relacion Përmbledhës (Tryeza Finale): Një strukturë e plotë për koordinatoret e cilësisë, e cila shërben për të dokumentuar gjetjet e tryezës së rrumbullakët finale dhe për të lënë rekomandimet e qarta për planin e ri shkollor.
Mund të kopjohen formatet e mëposhtme ose të shkarkohen për t'i përshtatur sipas specifikave të institucionit!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Mbi rritjen e dhunës në shkolla...
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë