BASHKËPUNIMI SHKOLLË-FAMILJE

Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje

Tema e rrjetit profesional, të shkollës "Ramazan Jarani", ka përgatitur punimin në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit shkollë-familje, duke e shqyrtuar në shumë këndvështrime, përmes zërave të rëndësishëm të mësimdhënies.

 Bashkëpunimi i mirë mes mësuesit dhe prindërve sjell rezultate shumë të mira. 

⦁ Te nxënësi forcohet mendimi se njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij po bashkëpunojnë. 

⦁ Takimet prindër-mësues duhet të mos krijojnë situata tensioni. 

⦁ Çelësi i kësaj marrëdhënie është komunikimi i mirë.

⦁ Shkolla mund të jetë e suksesshme vetëm me një ndërveprim të suksesshëm. 

⦁ Shkolla + familje + komunitet kanë një sfidë të përbashkët: edukimin cilësor të fëmijëve.


Shkolla dhe familjet duhet të ndërtojnë një marrëdhënie partneriteti bazuar në komunikimin e ndërsjelltë, në detyrimet dhe përgjegjësitë e përbashkëta

Forcimi i partneritetit shkollë-familje sjell si produkt:

⦁ Rezultate të larta në mësime

⦁ Përmirësimin e mendimit të prindërve në lidhje me shkollën

⦁ Mbështetje të prindërve për programet dhe nismat e shkollës

⦁ Ulje e përqindjes së braktisjes së shkollës

⦁ Rritje e moralit të stafit mësimdhënës

⦁ Qëndrime e sjellje më pozitive të nxënësve brenda dhe jashtë shkollës.


Ne si mësimdhënës duhet të kemi parasysh 3 parime bazë:

⦁ Prindërit nuk duhen injoruar, por duhen ftuar.

⦁ Prindërit nuk duhen anashkaluar, por duhen konsultuar.

⦁ Prindërit nuk duhen dekurajuar, por duhen inkurajuar


Ç’duhet dhe ç’nuk duhet bërë në raportet e komunikimit mësues-prind

⦁ Krijimi i një partnershipi me prindërit.

⦁ Komunikimi me ta nëpërmjet lajmeve pozitive.

⦁ Përdorimi i një gjuhe të kuptueshme dhe të thjeshtë në përshtatje me nivelin kulturor dhe arsimor të prindit.

⦁ Mospërpjekja për të mbrojtur të pamundurën.

⦁ Mosparagjykimi ndaj tyre.

⦁ Inkurajimi i dialogut.


Disa ndihma për prindërit

⦁ Pranoje këtë lidhje me respekt. Trajtoje lidhjen mësues-prind siç do trajtoje diçka shumë të rëndësishme në jetën tënde. 

⦁ Lejoje fëmijën që të gjejë vetë lidhjen me mësuesin. Është hera e parë për të që ka një lidhje me një të rritur jashtë familjes. Mos ndërhyj shumë në këtë lidhje.

⦁ Mos u mburr. Sigurisht që fëmija yt është shumë i mire, si edhe të gjithë fëmijët e tjerë.

⦁ Tregohu i sinqerte. Mësuesja ka nevojë të dijë më shumë rreth fëmijës tënd. 


Për rezultate më të kënaqshme një mësues duhet që:

-Të festojë sukseset, sado të vogla që të jenë. 

-Të fillojë e të mbarojë mësimin në kohë.

-Të mos japë detyra që s’ka ndërmend t’i kontrollojë.

-Të sigurojë vëmendjen e të gjithëve para fillimit të mësimit. 

-Të mos merakoset, të mbrojë apo të justifikojë atë që bën. Mësimdhënia e mirë flet vetë. 

-Të tregohet shpesh naiv me nxënësin. Është mirë që ata ta dinë që edhe ne jemi njerëz. 

-Të mos thërrasë me nofka nxënësit.

-T’i trajtojë njëlloj nxënësit.

-Të krijojë një atmosferë ku fëmija të ndihet i mirëpritur. 

-Të mos i thotë kurrë një nxënësi ”Ti s’ke për të arritut kurrë të bësh diçka. “E ardhmja e njeriut nuk është diçka që parashikohet.

-Të mbajë fjalën.

-Të mos premtojë atë që s’mund të bëjë.

-Të inkurajojë pa fund.


Ç’duhet të ketë kujdes një mësues në marrëdhënie me prindërit:

⦁ Ji i sjellshem dhe i qetë në marrëdhënie me prindërit. Disa prindër nuk i tolerojnë kritikat për fëmijët e tyre.

⦁ Fokusohu fillimisht në atributet pozitive të fëmijës suaj, pastaj shprehi shqetësimet.

⦁ Asnjëherë mos fol për fëmijën para syve të tij. Edhe nëse e lavdëron shumë, përsëri nuk duhet ta bësh këtë pasi e bën fëmijën të ndihet pompoz dhe i mbivlerësuar, nga ana tjetër nëse e kritikon e disinkurajon.

⦁ Dëgjo, pastaj flit.

⦁ Ji motivues. Prindërve u pëlqen një mësues që mes gjithë problemeve dhe vështirësive që mund të ketë fëmija i tij, di ku të gjejë një dritë apo një shpresë se gjërat mund të bëhen më mire.

Përballja e mësuesit me një prind të acaruar

⦁ Rri i qetë dhe profesional. Sido që të ndihesh në ato momente ruaj qetësine. Edhe nëse ai bërtet, zëri yt duhet të jetë i ulët, gjë e cila e detyron atë të reflektojë.

⦁ Dëgjoje me shumë vëmendje.

⦁ Kategorizoje ankesën e tij. 

⦁ Mendo si për vete dhe merr përgjegjësi.

⦁ Kërko falje nëse ndihesh sadopak pjesë e shqetësimit të tij. Ndonjëherë ata vijnë vetëm për keëtë ndjesë. 

⦁ Peërfshij edhe eproret e tu nëse problemi është i thellë.

⦁ Qetësoje dhe perpiqu të gjesh një zgjidhje.


Gjatë bashkëpunimit me prindërit ji:

-Miqësor

-I çliruar nga emocionet dhe tensioni dhe pa shfaqur shenja nervozizmi.

-I vëmendshëm, duke mos i shkëputur sytë nga bashkëbiseduesi

-I gjallë

-Mbresëlënës


Mos harroni prindër!

⦁ Mënyra se si sillesh ti me mësuesin është shembulli që ka fëmija. Ji i kujdesshëm dhe respektoje rolin e tij pa e gjykuar. 

⦁ Mos ji indiferent ndaj tij. Ai ka nevojë për ty. Ai nuk eshte kapiteni i vetëm i anijes.


Pse disa prindër nuk përfshihen:

⦁ Ata mendojnë se kjo cënon privatësine e jetës së tyre familjare. 

⦁ Janë të paqartë se ç’kërkohet prej tyre në këto takime.

⦁ Mund të kenë eksperienca jo pozitive në vite.

⦁ Mungesa kulturore.

⦁ Mungesa e kohës.

⦁ Probleme ekonomike.

⦁ Mosdëshira për të dëgjuar gjëra negative për fëmijët.


10 tipat e prindërve që nuk preferohen nga mësuesit:

-mësuesit raportojnë se pjesa më e bukur e punës së tyre janë fëmijët dhe më e vështira, prindërit-

⦁ Prindërit e fëmijëve “të veçantë”

⦁ Prindërit “magjistarë”

⦁ Prindërit miq të drejtorit 

⦁ Prindërit e kudondodhur

⦁ Prindërit “fantazmë”

⦁ Prindërit “pa kufij”

⦁ Prindërit “konkurues”

⦁ Prindërit “shefa”

⦁ Prindërit “që urrejnë mësueset”

⦁ Prindërit dramatike


Të dashur prindër, mbajini vath në vesh këto fjalë” -Adem Gunes (pedagog)

Fëmijës të cilit i bërtisni, e ndëshkoni, i bëni presion ose i ushtroni dhunë, i mbeten gjurmë të përjetshme. Më vonë nëse dikush e trajton në të njejtën mënyrë, fëmija do të struket në faj para tij siç struket sot para teje.  Pra, fëmija të cilin e shtypni, mësohet të jetë përherë i shtypur.

Fëmija nuk edukohet, nuk edukohet dhe nuk edukohet me dhunë, presion dhe ndëshkim.  Fëmija që përpiqeni ta ”bëni njeri” me dhunë nuk “bëhet kurrë njeri”. Rruga për ta bërë njeriun “njeri”, është duke e trajtuar si të tillë. Duke e respektuar personalitetin e tij dhe duke e trajtuar si një mysafir të shenjtë.


Maria Montessori këshillon:

⦁ Fëmijët mësojnë nga ambienti qe i rrethon.

⦁ Nëse ai kritikohet vazhdimisht, mëson të ndëshkojë të tjerët.

⦁ Nëse lavdërohet shpesh, mëson të vlerësojë të tjerët.

⦁ Nëse tregoheni armiqësor me të, ai mëson të luftojë.

⦁ Nëse jeni të ndershëm me të, ai mëson kuptimin e drejtësisë.

⦁ Nëse e përqesh, ai bëhet i ndrojtur.

⦁ Nëse ndihet i mbrojtur dhe i sigurt, ai mëson të ketë besim te njerëzit.

⦁ Nëse inkurajohet shpesh, ai mëson të ketë vetëvlerësim.

⦁ Nëse jeton në atmosferë miqësie, ndihet i dobishëm.

⦁ Respektoje fëmijën dhe kur bën gabime. 

(Portali Shkollor)

21,911 Lexime
5 vjet më parë