Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me “IA”: Nxënësit do t’i mbrojnë me gojë, punimet e tyre me shkrim
Danimarka shtrëngon rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla. Nxënësit do të mbrojnë me gojë punimet e tyre, ndërsa shumica e detyrave do të kryhen në klasë. Synimi: të mbrohen mendimi kritik dhe aftësitë analitike nga abuzimi me “IA”.
Danimarka do të tentojë të luftojë dredhitë e nxënësve, që shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të mos lodhur mendjen e për t’i bërë në mënyrë perfekte, detyrat e shtëpisë apo punimet e tjera me shkrim.
Viti i ri shkollor nis më 11 gusht, datë nga e cila hyjnë në fuqi rregullat e reja të vendosura nga qeveria daneze.
Ato detyrojnë rreth 9 mijë nxënës shkollash, kryesisht ata të klasave të larta të ciklit të ulët që të mbrojnë me gojë përpara mësuesve, punimet e tyre me shkrim, për të provuar se janë punuar nga vetë ata.
Shkollat do të detyrohen të instalojnë programe të posaçme mbrojtëse në rrjetet e tyre për të mbikëqyrur ekranet e kompjuterëve gjatë orëve të mësimit.
Shumica e punëve me shkrim do të kryhen në klasë dhe jo më në shtëpi. Sipas autoriteteve arsimore, kjo ndërhyrje e menjëhershme synon parandalimin e zbehjes së mendimit kritik dhe aftësive analitike te të rinjtë.
Edhe vende të tjera kanë shprehur shqetësim për efektet negative të përdorimit të inteligjencës artificiale në shkolla.
Në Suedi, janë shtuar ndjeshëm dënimet për këto lloj abuzimesh, ndërsa në SHBA është vendosur mbikëqyrje e rreptë për studentët në shumë universitete.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Alkida Mehmeti: Shtatori po afron… dhe emocionet janë po aq të forta sa 22 vite më parë
Raimonda Sino: Përse vendet më të zhvilluara po tregojnë kujdes me teknologjinë te fëmijët dhe pse çelësi mbetet te përgatitja e mësuesit?
Rezarta Kanushi: Barra e padukshme e mësuesit ndihmës në sistemin arsimor