PËR NXËNËSIT

Rregullat e qëndrimit para kompjuterit dhe mirëmbajtja e tij

Disa këshilla të vlefshme për nxënësit se si të qëndrojnë para kompjuterit në mënyrë që të tregojnë kujdes për shëndetin dhe mos ta dëmtojnë atë. Ndërkohë të vegjlit mund të njihen edhe me disa rregulla mirëmbajtje për të.

Është shumë e rëndësishme që, kur qëndrojmë para kompjuterit, të zbatojmë disa rregulla. Respektimi i tyre është shumë i rëndësishëm për shëndetin.


  1. Në karrige duhet të qëndrojmë drejt dhe të mbështetemi në të, në mënyrë që koka dhe trupi të jenë në vijë të drejtë.
  2. Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë në të njëjtën lartësi me sytë.
  3. Krahët i mbështetim në tryezën e punës me bërrylat të përthyer 900.
  4. Mbështetim shputat e këmbëve në tokë dhe i përthyejmë gjunjët 900.
  5. Nuk duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë para kompjuterit, aq sa të na lodhen sytë. Këshillohet që, pas 1 ore punë në kompjuter, të bëhet një pushim 10-15 minuta. Më pas, mund të vazhdojmë punën përsëri.
  6. Nuk duhet të qëndrojmë shumë afër ekranit të kompjuterit. Duhet të ruajmë një largësi 50-70 cm nga ekrani.
  7. Nuk duhet të vendosim pamje me ngjyra shumë të forta në ekran, sepse kjo na dëmton sytë. Ekrani duhet vendosur në një vend nga ku të mos i bjerë drita përballë.
  8. Kompjuteri ka nevojë të mirëmbahet, në mënyrë që të funksionojë sa më mirë. Ai është i palodhur dhe na jep shumë, prandaj edhe ne duhet të kujdesemi për të. Ndiq rregullat e mëposhtme.



Rregullat e mirëmbajtjes së kompjuterit


Është shumë e domosdoshme që kompjuteri të mirëmbahet. Një kompjuter i pastër ka jetëgjatësi më të madhe. Për këtë duhet të kemi parasysh disa rregulla.


  • Pastrojeni vazhdimisht pluhurin në kompjuter. Pluhuri është armiku më i dëmshëm i pjesëve të brendshme dhe të jashtme të kompjuterit. Ai hyn në hapësirat e kompjuterit dhe i bllokon ato.
  • Mos e vendosni njësinë qendrore drejtpërdrejt mbi dysheme. Në këtë mënyrë, ju shmangni pluhurin dhe ndonjë goditje të paqëllimshme.
  • Fikeni kompjuterin sipas rregullave. Asnjëherë mos e mbyllni atë duke e shkëputur nga energjia elektrike.
  • Pastrojeni ekranin me kujdes dhe largoni prej tij shenjat e gishtërinjve.
  • Mos përdorni pastrues xhamash. Përdorni copa të buta pëlhurash, siç janë ato që përdorni për të pastruar syzet nga pluhuri, ose blini pastrues të posaçëm për ekrane.




(Marrë nga libri TIK 4- botimet ALBAS, Portali Shkollor) 

20,860 Lexime
4 vjet më parë