Aktivitet

Shkolla “Mileniumi i Tretë” priti vizitën e shkollës “Protagonistët”, me të cilët u binjakëzua muajin e kaluar

Për festat e Nëntorit që sapo lamë pas shkolla “Mileniumi i Tretë”në Prishtinë priti në vizitë shkollën me të cilët u binjakëzua muajin e kaluar “Protagonistët” nga Tirana. Nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e të dyja shkollave shkëmbyen së bashku biseda bashkëpunimi dhe përvojash të ndërsjella.

Për festat e Nëntorit që sapo lamë pas, shkolla “Mileniumi i Tretë”në Prishtinë priti në vizitë shkollën me të cilët u binjakëzua muajin e kaluar “Protagonistët” nga Tirana. 


Nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e të dyja shkollave shkëmbyen së bashku biseda bashkëpunimi e më pas grupet e nxënësve të talentuar në art punuan piktura të historisë shqiptare nga artistët kosovarë. 

Takimin e ngrohtë vëllazëror me moton “JEMI NJË” e shoqëruan edhe disa pika muzikore të përgatitura nga Departamenti i Shkathtësive i shkollës “Mileniumi i Tretë”. 

“Në prag të Festës së 28 nëntorit, shkolla jonë, ‘Protagonistët’ vizitoi shkollën ‘Mileniumi i Tretë’ në Prishtinë, me të cilën u binjakëzuam në muajin tetor. Mikpritja e ngrohtë dhe atmosfera festive na bëri të ndjeheshim si në shtëpinë tonë. Kori i shkollës na përshëndeti me këngë patriotike dhe në sfond kishte një flamur shumë të madh ku shkruhej ‘Jemi një’. Mesazh i bukur dhe domethënës. Mikpritja e tyre na bëri të ndjeheshim si në shtëpinë tonë. Momente shumë emocionuese. Nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e të dy shkollave, shkëmbyen së bashku biseda bashkëpunimi dhe përvojash të ndërsjella. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e nxënësve tanë me artistët e shquar të Kosovës. Nxënësit e talentuar të të dyja shkollave u mblodhën bashkë në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror mes tyre, duke krijuar në teknika të ndryshme, të frymëzuar nga artistët kosovarë. Te këta artistë pamë lidhjen e ngushtë me traditën dhe zakonet e shqiptare. Këto tradita të bukura na bashkuan dhe na kujtuan se ka akoma njerëz me zemër të madhe, që e duan shumë vendin e tyre. Në fund të këtij workshop-i u bë edhe një ekspozitë me punimet e nxënësve pjesëmarrës duke i dhënë takimit edhe më shumë ngjyra festive”, kështu u shpreh Iriana Papamihali, mësimdhënësja e shkollës “Protagonistët”.


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

452 Lexime
5 muaj më parë