Shkolla “rebele” thyen urdhrin, pushohet drejtori
Për shkak të ndotjes në Kinë janë mbyllur shkolla, fabrika, uzina, kantiere ndërtimi e rrugë në përpjekje për të përmirësuar situatën. Një shkollë “rebele” thyen urdhrin, pushohet drejtori
Hapni fletoret, merrni lapsat dhe vendosni maskën kundërgaz, sepse është koha e provimit në Kinën e mbytur nga smogu.
Disa foto tëpublikuara “online” kanë shkaktuar zemërim të madh në Kinë, pasi një shkollëvendosi se alarmi i kuq i shpallur për ndotjen në gjysmën e vendit nuk ishtejustifikim për të mos zhvilluar provimin. Ky i fundit nuk është bërë as nëklasa, por në ambientet e jashtme sportive të shkollës, të mbuluara nga njëmjegull e dendur ndotjeje.
Shkolla e mesmenumër 1 në Linqi, në provicën Henan, u kritikua tej mase për faktin se nxorinxënësit 15-vjeçar në mes të ndotjes, pavarësisht udhëzimeve të autoriteteve tëlarta shkollore për ndërprerjen e procesit mësimor deri në anulimin e alarmittë kuq.
Prej ditësh, territore të mëdha në Kinë, përfshirë qendra urbane si Pekini, janë në alarm për shkak të ndotjes tronditëse. Autoritetet kanë mbyllur fabrika, uzina, kantiere ndërtimi e rrugë në përpjekje për të përmirësuar situatën. Shkollat gjithashtu janë mbyllur në këto zona për të shmangur problemet tek nxënësit.
Por shkolla "rebele" numër 1 në Linqi duket se mendonte se arsimimi nuk vjen pa sakrifica, ky mentalitet i ka kushtuar postin drejtorit të saj.
Zvicër/10-vjeçari shqiptar tre herë fitues në garat ndërkombëtare të matematikës
“Ankthi i provimit, mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti”, trajnimi i hapur që ofrohet falas më 30 prill nga psikologu me origjinë shqiptare Berkay Sinanoglu
Rëndësia e librave në jetën tonë