Arkitekturë

Shkolla teknike në Uashington me arkitekturën më të veçantë në dobi të studentëve

Tashmë është vërtetuar nga shumë shkolla të huaja se studentët mësojmë më shumë dhe më lehtë përmes shembujve konkret që mund t’u ofrohen. Një shkollë e tillë është ajo në Uashington "Shkolla e mesme e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Inxhinierisë Phelps". Jeni kuriozë të dini diçka më shumë për të?

Një mënyrë e cila ka pasur rezultate në tërheqjen e vëmendjes së studentëve, duke i bërë ata që të mësojnë kollaj, është zhvillimi i praktikës ose parja konkrete e shembujve të ndryshëm që shkolla mund t’u ofrojë atyre, përveç leksioneve.


Një shembull i tillë që vlen të përmendet është shkolla teknike në Uashington. Shkolla e mesme e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Inxhinierisë "Phelps" në fakt nuk është shkollë, por thjesht një ndërtesë e cila po shëndrrohet në një mjet kryesor mësimi! 


Kjo shkollë ka disa elementë që shkollat e tjera nuk i kanë, si pajisje hidraulike ose tela elektrikë, të ekspozuar. Në këtë mënyrë studentët përqëndrohen në dizanjin e mrekullueshëm të ndërtesës dhe mësojnë nga përvoja se si të ndërtojnë struktura të ngjashme. 


Studentët arrijnë të mësojnë shumë thjeshtë një pjesë të madhe të njohurive që duhet të marrin në shkollë, si dhe të bëhen më të vëmendshëm.  


Përktheu Gentjana Baçi 

Burimi: Inverse.com 

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,150 Lexime
3 vjet më parë