Si është ‘lulja kufomë’ ?

Ndryshe nga lulet e tjera kjo lule mban erë të keqe, si era e një kafshe të dekompozuar.

Pikërisht për këtë arsye është quajtur “lulja kufomë” ose ‘zambaku kufomëkutërbues’. Kjo lule jeton vetëm pak ditë sepse vyshket e zë të kalbet, duke lënë pas një masë veshtullore të zezë.

Rafflesia Arnoldii është një lule me diametër deri në rreth 1 metër, pra sa një rrotë autobusi, dhe mund të peshojë afro 10 kilogram. Ajo është e përbërë nga pesë petale të trasha, të tulta, me ngjyrë të trëndafiltë në kafe, plot me njolla të çelëta si xhunga të vockla. Petalet përfundojnë në një zgavër të madhe e cila ngjason si kusi që mund të mbajë në disa litra ujë.

Rafflesia Arnoldii është një bimë që u zbulua në vitin 1818 në Indonezi. Emri i saj është bashkimi i emrave të Xhozef Arnoldi dhe shoku i tij i ekspeditës, Tomas Stamford Raflesi. 

3,161 Lexime
8 vjet më parë