MËNYRAT

Si mësojnë nxënësit?

Ju si mësues mund të lodheni shumë duke përsëritur ndoshta disa herë një temë mësimore apo një koncept dhe përsëri përqindja më e madhe e nxënësve nuk i ngulit ato në mendje! Ndaj ne ju sjellim mënyrat më të efektshme të mësimnxënies!

Ka disa mënyra të efektshme nëpërmjet të cilave nxënësit mund të mësojnë në mënyrë produktive e të cilat ju si mësues mund t’ia sugjeroni e t’i keni parasysh gjatë mësimdhënies. 


Nxënësit mësojnë: 


Përmes asosacioneve

Nxënësit do të përpiqen të lidhin informacionin e ri që marrin me njohuritë që ato tashmë i kanë. Informacioni i ri mbahet më lehtë nëse një person ka njohuri të mëparshme mbi të cilat të shtojë të tjera. Prandaj, nëse ju mund të lidhni informacionin e ri me njohuri që grupi ka pasur më përpara, ato do të mbajnë një përqindje më të lartë të atij informacioni.


Përmes hamendësimeve

Nëse ka boshllëqe në informacionin e dhënë, njerëzit do të bëjnë hamendësime në lidhje me atë që duhet të mbushë atë boshllëk, bazuar në njohuritë e tyre të mëparshme. Ju duhet të siguroheni që nuk jeni duke lënë hapësirë për hamendësime nga grupi dhe që të mos bëni hamendësime për nivelin e tyre të njohurive.


I pari dhe i fundit

Njerëzit mbajnë mend gjënë që dëgjojnë të parën dhe atë të fundit. Strukturoni të mësuarit e tyre në këtë mënyrë:

• Shpjegoni se për çfarë do të flisni;

• Flisni për atë që keni për të folur;

• Përmblidhni atë që keni thënë.


Përmes Copëzave/Të pasurit kuptim

Me qëllim për të mbajtur informacionin , mendja jonë e ndan atë informacion në ‘copëza’. Kjo lehtëson mbajtjen e informacionit për arsye se informacioni ka kuptim.


Përmes logjikës

Ju duhet ta bëni logjik informacionin e ri për nxënësin për ndryshe ato do të bëjnë hamendësimet e tyre. Me qëllim për ta bërë një gjë të tillë ju duhet të paraqitni informacionin në copëza të vogla duke e vënë atë në një sekuencë logjike me qëllim që ai të kuptohet lehtësisht.


Përmes përdorimit të rregullt

Individët kanë më shumë gjasa që të mbajnë mend informacionin nëse ai jepet në një gjuhë që ato e kuptojnë dhe që është e lehtë për të bërë një lidhje. Prandaj, nëse keni një çështje komplekse për të diskutuar, lidheni atë me diçka që ndodh në jetën e përditshme.


Përmes shqisave

Ne marrim informacion duke përdorur të gjitha shqisat, p.sh:

• Të shikuarit 70%;

• Të dëgjuarit 15%;

• Prekja 10%;

• Të shijuarit 3%;

• Të nuhaturit 2%.

Sa më shumë nga këto që të përdoren, aq më e lartë do të jetë mbajtja e informacionit.

Disa nxënës kanë nevojë për mbështetje shtesë që do t’i ndihmonte ata të mësonin dhe arrinin qëllimet e tyre të karrierës. Të gjithë nxënësit kanë nevojë të kenë mundësi të ndjekin orët e mësimit të lëndës së edukimit për karrierën, disa mund të kenë nevojë për mbështetje shtesë për të arritur qëllimet e të mësuarit ndërsa pak prej tyre mund të kenë nevojë që t’i drejtohen psikologëve ose mund të kenë nevojë për këshillim ose orientim një-nga-një nga mësuesit.

E GJELBËR: Orët e mësimit të Edukimit për Karrierën për të gjithë nxënësit.


PORTOKALLE: Orët e Mësimit të Edukimit për Karrierën - diferencimi i nxënësve në klasë për të siguruar që të gjithë nxënësit kuptojnë qëllimet e të mësuarit (metodat e mësimdhënies).


E KUQE: Ato nxënës që nuk janë të sigurt për qëllimet e tyre të karrierës, kanë pengesa (sociale ose ekonomike) për të arritur qëllimet e tyre mund të kenë nevojë për këshillim dhe orientim një-nga-një ose nga mësuesi ose nga psikologu i shkollës.


Atë që dëgjoj ...E HARROJ

Atë që shoh ...E MBAJ MEND

Atë që bëj ...E KUPTOJ

Confucius



(Përgatiti për botim N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

3,700 Lexime
4 vjet më parë