Fëmijët e ndjeshëm

Si të disiplinojmë fëmijët?

Nëse prindërit sillen me fëmijët e ndjeshëm ashtu siç sillen me fëmijët që janë më të fortë emocionalisht, rrezikojnë të dëmtojnë fëmijët e ndjeshëm më shumë sesa t’i disiplinojnë ata.

Të gjithë fëmijët kanë nevojë për disiplinë, rregulla dhe organizim të aktiviteteve të tyre çdo ditë. Është e vështirë, e veçanërisht me fëmijët e ndjeshëm të cilët kritikojnë vazhdimisht veten. Kjo bën që kritikat e prindërve t’i lëndojnë shumë emocionalisht ata.


“Fëmijët me ndjeshmëri të lartë i përjetojnë shumë gabimet e tyre dhe dënojnë vetveten”, - thotë Ph. D. Elaine Aron. Nëse prindërit sillen me fëmijët e ndjeshëm ashtu siç sillen me fëmijët që janë më të fortë emocionalisht, rrezikojnë të dëmtojnë fëmijët e ndjeshëm më shumë sesa t’i disiplinojnë ata. 


Secili fëmijë ka specifikat e tij dhe është e rëndësishme që prindërit t’u qëndrojnë pranë dhe t’i kuptojnë, t’u ofrojnë mbështetje në çdo situatë e veçanërisht kur ata gabojnë. Ju këshillojmë të shmangni këto veprime:

  • Shmangni turpërimin
  • Shmangni talljet
  • Shmangni dhunën fizike
  • Mos përdorni dënimet dhe shantazhin afektiv
  • Mos jini liberalë nga frika se mos e lëndoni fëmijën


Më poshtë janë dis mënyra efektive disiplini të cilat ju mund t’i përdorni. 

  • Mbani intonacion të prerë kur i bëni një vërejtje apo korrigjim fëmijës
  • Krijoni lidhje të mirë emocionale para se të korrigjoni sjelljen e tij
  • Zëvendësoni dënimet te “dhoma tjetër” me afrimin e fëmijës në një ambient ku ai qetësohet dhe më pas flisni cila sjellje ishte e papërshtatshme dhe si mund të ndryshohet ajo. 
  • Përballeni me kujdes me pasojat e sjelljes së tij dhe bëni kujdes që këto pasoja të kenë lidhje pikërisht me gabimin e tij. 
  • Rikuperoni lidhjen me fëmijën tuaj, sigurinë dhe vetëbesimin e tij pasi keni përdorur mënyrat e disiplinimit. 

(Portali Shkollor)

4,867 Lexime
5 vjet më parë