Këshilla për prindërit

Si të motivoni fëmijët të duan shkencën në shkollë?

Çfarë ndodh kur fëmijët futen në shkollë dhe e humbasin interesin për shkencën? Si prind, çfarë mund të bëni që fëmija juaj të mos humbasë interesin për shkencën pasi të hyjë në shkollë? Këshillat më poshtë ju ndihmojnë!

Edukimi është një proces i vazhdueshëm dhe nuk mbyllet me daljen jashtë ambientit shkollor. Puna e prindërve me ndihmesën ndaj lëndëve shkollore është një bonus i vyer. Krijimi i hapësirave studiuese për fëmijët ndihmon në ecurinë e mësimdhënies. Prindërit nuk duhet të shqetësohen nëse fëmijët e tyre kanë vështirësi në shkencë, ose të mendojnë se fëmijët nuk gëzojnë prirje në shkencat ekzakte. Në të vërtetë, çdo fëmijë lind dhe zhvillohet me atributet e një shkencëtari. Fëmijët e vegjël për nga natyra kanë imagjinatë dhe iu pëlqen të mësojnë nëpërmjet eksperimenteve të vogla. Ky interes mbi botën është i ngjashëm me punën e shkencëtarëve. 


Çfarë ndodh kur fëmijët futen në shkollë dhe e humbasin interesin për shkencën?


Ndërsa rriten, një pjesë e fëmijëve e shohin botën e më pak interesa nga ishte në fillim. Detyrat dhe projektet shkencore u shkaktojnë bezdi dhe humbje interesi nxënësve. Praktikisht, në këtë fazë fëmijët pëlqejnë të normalizojnë idenë se shkenca është e mërzitshme dhe e ndërlikuar, e shpesh raste duke i pare ushtrimet të panevojshme me jetën e përditshme. 


Si prind, çfarë mund të bëni që fëmija juaj të mos humbasë interesin për shkencën pasi të hyjë në shkollë?


Inkurajimi është hapi i parë për të ndryshuar botëkuptimin tek fëmijët. Për të frymëzuar fëmijët të duan shkencën, por pa i detyruar, ka teknika të shumta. shëndrrojeni shkencën teorike në lojëra të bukura argëtuese. 


1- Motivojini fëmijët me hapësirë për të eksploruar


Çdo prind do të dëshironte një dhomë gjumi të organizuar, larg pirgjeve të lojërave dhe rrëmujës. sidoqoftë, një kompromis mund të bëhet nëse dëshironi t’i ushqeni fëmijëve dashurinë për dijen. Mësojuni fëmijëve, që edhe shkencëtarët e mëdhenj i organizojnë mendimet duke pasur tryeza të rrëmujshme me letra dhe shënime. Nëse fëmijëve u pëlqen të eksperimentojnë me element të ndryshëm në shtëpi, atëherë  ndihmojini në punët shkencore. 


2- Motivojini fëmijët me lojëra të shëndetshme


Kur flasim për video lojëra, shumë prindër mund të jenë skeptik, nisur nga varësia pas tyre. Megjithatë, ekuilibri midis lojës kompjuterike dhe lojës fizike zhvillon mendjen dhe trupin. Kjo metodë u mëson fëmijëve se thelbi për një jetë të shëndetshme është një barasvlerë mes punës dhe lojës. Si prind, ndihmojeni fëmijën tuaj të zgjedhë videolojërat që ndihmojnë në rritjen e mendjes së tyre. Videolojërat si Minecraft e ndihmojnë fëmijën me idenë e ndërtimit dhe programimit. Së bashku, ju mund të gjeni lojëra të shëndetshme. 


3- Motivojini fëmijët me shëtitje në natyrë


Si prindër, ju mund t’i krijoni mjedisin natyrorë si park argëtimi. Ecja në natyrë zgjon kureshtjen për bimët, procesin e fotosintezës, rritjen dhe zhvillimin, rëndësinë e tyre për krijimin e ajrit në Tokë, si dhe eksploron insektet, shpendët dhe gjallesat si pjesë të ekosistemit. Fëmija mëson ndërsa argëtohet. 


4- Motivojini me bukurinë e shkencës duke thyer steriotipet e përgjithshme


Fëmijë shpesh krijojnë përshtypjet e gabuara për shkencën, nisur nga idetë e shoqërisë. Steriotipi se vajzat janë më pak të mira në shkencë krahasuar me djemtë duhet të ç’mitizohet. Si prindër, shpjegojuni fëmijëve se fizika është po aq e thjeshtë sa ndërtimi me blloqe, ose se biologjia është po aq prezentë sa frymëmarrja dhe sekretimi. Përmes shembullit fëmija kupton se po e përdor shkencën çdo minutë në përditshmëri. 


5- Motivojini fëmijët me informacione nga zbulimet më të fundit shkencore 


Leximi shton interesin duke i lënë fëmijë të ndjekin lajmet e fundit rreth zbulimeve të mëdha shkencore. Enciklopeditë dhe librat për fëmijë mbi biografitë e shkencëtarëve janë librat e përshtatshëm për leximin para gjumit. Në kolanën e librave për fëmijë “Më quajnë” të botuar nga Albas, fëmijët mund të njihen me veprat dhe jetën e shkencëtarëve si: Albert Ainshtajn, Nikola Tesla, Tomas Edisoni, Isak Njutoni, Leonardo da Vinçi dhe Mari Kyri. Në enciklopedinë e botuar nga Albas “100 Shkencëtarët që ndryshuan Botën” listohet kontributi i shkencëtarëve më të njohur të njerëzimit. 


Burimi:https://www.safesearchkids.com/how-to-encourage-children-to-love-science-subjects-in-school/#.Yj2r8S8w1Bw


Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,630 Lexime
2 vjet më parë