Sjelljet kyçe të mësuesve ndaj nxënësve
Ky shkrim, përgatitur nga Gjok Gjergji, mësues në shkollën “Rrapë”, Pukë me 24 vite përvojë, paraqet sjelljet kyçe të mësuesve ndaj nxënësve: respekt, komunikim pozitiv, durim, mbështetje dhe drejtësi, duke theksuar etikën profesionale dhe shembullin personal në arsim.
Nga Gjok Gjergji, mësuesi i shkollës Rrape, Pukë
1.Respekt dhe barazi për të gjithë.
- Mësuesi nuk favorizon nxënës të caktuar.
- Respekton mendimet e tyre. edhe kur janë të ndryshme.
- Përdor emrin e nxënësit kur i drejtohet, me ton të qetë.
2.Komunikim i qartë, pozitiv dhe motivues
- Jep udhëzime të kuptueshme dhe miqësore.
- Përdor fjalë nxitëse si: "Bravo!", "Shumë mirë!", "Ke përmirësim!"
- Nuk përdor ofendime apo nënvlerësime.
3.Durim dhe mirëkuptim
- Kupton që jo të gjithë nxënësit mësojnë njësoj.
- Në vend të kritikës, ndihmon nxënësin që ka ngecje.
- Tregon kujdes të veçantë për nxënësit me vështirësi në sjellje ose të spektrit autik.
4.Mbështetje dhe inkurajim
- I përfshin nxënësit në mësim me pyetje dhe aktivitete.
- I lejon të shprehen lirshëm pa frikë nga gabimet.
- I vlerëson për përpjekjen, jo vetëm për rezultatin.
5.Drejtësi dhe rregulla të qarta
- Disiplinon pa zë të lartë, me qetësi dhe argument.
- Zbaton të njëjtën rregull për të gjithë.
- Nuk e përdor dënimin si mjet frikësimi.
6.Shembull për nxënësit
- Tregon sjellje të kulturuar, të pastër dhe të ndershme.
- Respekton orarin, mban premtimet dhe është i përgjegjshëm.
7. Kufij profesionalë dhe etikë
- Nuk shoqërohet me nxënës jashtë mjedisit shkollor në mënyrë jo profesionale.
- Nuk shpërndan preferenca personale politike/fetare.
- Ruan konfidencialitetin për çdo informacion.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Si të mposhtim armikun më të madh në jetë: Frikën