Sjelljet që absolutisht duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën tuaj
Këshilla nga pediatria dhe psikologia e njohur Lira Gjika, ne lidhje me sjelljet që duhet të shmangni në marrëdhënin që jeni duke ndërtuar me fëmijën tuaj.
- Mosplotësimi i nevojave të fëmijës: Veshja e keqe, jo sipas sezonit. Mbajtja brenda në shtëpi për një kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojërave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore.
- Kujdes i tepruar. Çuarja vazhdimisht tek mjeku dhe mjekë të ndryshëm, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.
- Të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.
- Pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë.
- Trajtimi sikur fëmija është më i vogël se ç'është: ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund t'i bëjë vetë. Të mos i shpjegohet se çfarë po ndodh rreth tij: situata të ndryshme që ndodhin në familje, si vdekje, sëmundje, grindje në familje apo divorc.
- Të ndërtohet marëdhënie sikur është i madh: pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo t’i kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vënde e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.
- Përfshirja në grindjet ndërmjet partnerëve: Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë.
- Ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve: Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet mes njëri-tjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe e manipulojnë në psiqikën e fëmijës, në të ardhme.
- Ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës: Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, të goditet me objekte të ndryshme, gjuajtje me shkelma, me grusht. Djegie me cigare. Dhe sidomos shkundja e një foshnje për ta bërë të pushojë.
- Prekje e fëmijës në zonën genitale: Prekja e fëmijës në zonën genitale pa kujdes, deri sa të eksitohet. Puthja e fëmijës në zonën genital. Të jetë prezent në raporte seksuale ndërmjet të rriturve apo të lejohet të shohë materiale pornografike.
Përgatiti për publikim N.Allkja.Biçaku
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si është të rritesh në një familje toksike? Njihuni me dëmet emocionale nga prindërimi difunksional
Racizmi sipas meje
Metoda, strategji, planifikim për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e të shkruarit për nxënësit me nevoja të veçanta