Finlandë

S’ka më lëndë, nxënësit do studiojnë ngjarje...!

Në vend të lëndëve individuale, nxënësit do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format ndërdisiplinorë. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.

Sistemi i arsimit në Finlandë zë vend në listën e sistemeve arsimore më të mira në botë. Megjithatë, autoritetet atje kanë vendosur të bëjnë një revolucion të vërtetë në sistemin e tyre shkollor.


Zyrtarët finlandezë kërkojnë që të heqin të gjitha lëndët shkollore nga programi mësimor. Atje nuk do të ketë më orë të: fizikës, matematikës, letërsisë, historisë ose gjeografisë.


Kreu i Departamentit të Edukimit në Helsniki, Marjo Kyllonen, shpjegoi ndryshimet:

“Ka shkolla që japin mësim në mënyrën e vjetër që ishte përfituese në fillim të viteve ’90, por nevojat nuk janë më të njëjta dhe ne duhet të gjejmë një formë mësimdhënie më të përshtatshme për shekullin e 21-të”.


Në vend të lëndëve individuale, nxënësit do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format ndërdisiplinorë. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.


Dhe duke i marrë këto mësime, nxënësit do të jenë në gjendje të marrin më shumë njohuri në gjuhën angleze, në fushën e ekonomisë dhe t'i përmirësojnë aftësitë e komunikimit. Ky sistem do të prezantohet për nxënësit e moshave 16-vjeçare.

Ideja është që nxënësit të zgjedhin për vete cilën temë ose fenomen dëshirojnë ta studiojnë, për t’i zbuluar aftësitë e tyre dhe ambiciet për të ardhmen.

3,033 Lexime
7 vjet më parë