Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot festohet 15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot janë bërë 31 vite që prej shpalljes së 15 Majit si Ditë Ndërkombëtare te Familjes.

Sot janë bërë 31 vite që prej shpalljes së 15 Majit si Ditë Ndërkombëtare te Familjes. 


Kjo datë që tashmë  shënohet në çdo vit me datën  15 maj, u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, me qëllim të vlerësimit të familjes dhe  nxitjes së ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me familjet në nivelin global.


Në këtë ditë të veçantë, në të gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme për të festuar së bashku dhe për të rikujtuar rëndësinë e lidhjeve dhe bashkëpunimit në jetën familjare.


“Dita Ndërkombëtare e Familjes”  është një rast për të përforcuar solidaritetin dhe harmoninë në familje, si dhe për të theksuar vlerën e kujdesit dhe mbështetjes reciproke në rrugën drejt lumturisë dhe suksesit. 


Gjithashtu, synon të sensibilizojë njerëzit për rëndësinë, rolin dhe vlerat që familja sjell në shoqëri.




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

203 Lexime
4 javë më parë