Thirrja

Stop bullizmit te të gjithë!

Mësuesja Mimoza Xhindi: Një thirrje qytetare jua bëj të gjithëve, drejtues të institucioneve, punonjës të çdo lloji institucioni qofshin, drejtues e menaxhues, mësues dhe edukatorë: Nëse nuk bashkëpunojmë për të ndaluar bullizmin, dihet se të gjithë jemi duke bërë një krim...

Një thirrje qytetare ku ja bëj të gjithëve, drejtues të institucioneve, punonjës të çdo lloji institucioni qofshin, drejtues e menaxhues, mësues dhe edukatorë...


KUJDES KUR LËNDONI!

KUJDES KUR BËNI NJË FËMIJË TË DERDH LOT...

KUJDES KUR LENDONI KOLEGUN APO DREJTUESIN! 

TË GJITHË JEMI NJERËZ! ÇDOKUSH GABON. GJENI KOMUNIKIMIN...

KUJDES, MOS LËNDONI MË ASKËND! 

SEPSE TË GJITHË, NËSE NUK BASHKËPUNOJMË PËR TË NDALUAR BULLIZMIN, DIHET SE TË GJITHË JEMI DUKE BËRË NJË KRIM...

MOS BULLIZONI FËMIJËT! 


Mos bullizoni askënd! 


BULLIZMI është një rrezik serioz për të gjithë ne punonjësit, fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë.

Të bëhemi bashkë për të ndaluar bullizmin.

Mos të godasim njeri -tjetrin me komente negative. Sepse aty, pikërisht aty fillon bullizmi.

Le të bëhemi të gjithë bashkë si shqiptar fisnikë e mikpritës që jemi.

Të parandalojmë bullizmin kudo...


Për nxënësit që kthehen së shpejti në shkolla, por edhe për personelin e mësuesve e drejtuesve etj...

Për fëmijët që kërkoni t’i bëni pjesë të aktiviteteve të ndryshme nëpër qendrat rinore e kulturore. Kujdes kur flisni! 


Kujdes kur injoroni dhe ofendoni! 

Ky quhet bullizëm. Bullizmi vret nëse e bën një fëmijë të derdh lot. Nëse e bënë DREJTUESIN apo kolegun e punës të derdh lot padrejtësisht.  

Ka fëmijë e adoleshentë nëpër shkolla që qëndrojnë vetëm si të ndrojtur, të turpshëm, nuk kanë shoqëri ose nuk janë aq të bukur!

Po ashtu ka dhe drejtues e kolegë që rrinë të vetmuar. Jo se nuk duan shoqëri, por sjellja që ata shohin rreth tyre e ndiejnë veten të bullizuar.

Mbajeni afër, i bëni të buzëqeshin, kjo nuk u kushton asgjë, por mund të ndihmoj shumë mbi ta të jenë aktivë dhe të qeshur.


Falni dashuri dhe buzëqeshje tek fëmijët. 

Jeni ju të rriturit fajtor tek fëmijët. Se nëse ju nuk falni mirësi, dashuri dhe buzëqeshje tek njëri-tjetri...

Normale që tek një fëmijë ju nuk i përcillni këto sjellje.

Jeni ju të parët që bullizoni fëmijët.

I stimuloni të gjithë nga pak .


Mos i vrisni fëmijët. I bëni që sytë e tyre të shkëlqejnë nga gëzimi, qoftë edhe nga një fjalë inkurajuese. 

Asnjë nuk e di se çfarë problemesh mund të ketë me familjen apo shëndetin e saj/tij.

Mos e bullizoni një veprim me dashje, apo pa dashje e cila me pas shkakton një dramë të rëndë.

Ndoshta se kuptoni fjalën bullizëm...


E kam nga përvoja 26-vjeçare ku punoj me mish e me shpirt për t’i ngritur vlerat arsimit, t'u fal dije dhe buzëqeshje fëmijëve gjatë këtyre viteve. Por, jam ndier e bullizuar jo nga prindërit por nga insistancat me lartë e kolegë ku kane dashur të me diskriminojnë aftësinë time...

Ndaj ua them me shpirt... 

Mos bullizoni! Falni sa më shumë respekt, bashkëpunim dhe mirëkuptues me koleget. Bëhuni bashkë për të edukuar këtë brez dhe pse e dime të gjithë që janë tepër të vështirë. Por nëse në të rriturit gjejmë gjuhën e komunikimit, pa lënduar askënd. Jam e bindur që do ja dilni të gjithë të edukimin e brezave.


Po ç'është bullizmi!?


Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një veprim që lëndon tjetrin, një përdorim force, një kënaqësi e dukshme e agresorit, një ndjenjë për të qenë mbizotërues, një njollë e keqe të cilët e përdorin njerëz të paformuar dhe njerëz që vuajnë për karrierë. Nuk bëhet karriera duke dëmtuar fëmijët! 

Mos e rëndoni anën psikologjike të fëmijëve. Të gjithë fëmijët janë të barabartë. Këto janë sjellje të dëmshme dhe agresive ndaj fëmijëve të pafajshëm. Ata janë engjëj, mos i lëndoni, mos ua prishni ëndrrat.

I stimuloni nga pak të gjithë. Bëhuni psikologë nëse jeni prindër vet. Kur bullizoni një fëmijë, do të thotë se dhunuesit janë të pakënaqur me veten dhe mendojnë se duke i bërë edhe të tjerët të ndihen keq, kjo do t'u sjelli kënaqësi.


Bullizmi shfaqet në formën fizike duke abuzuar nëpërmjet fjalës, indiferentizmit apo dhunës. Në formën verbale, me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve, shpifjeve.

Në formën virtuale, me anën e rrjeteve sociale, duke shpifur, ofenduar për dikë tjetër në mënyrë të pa drejtë. Shfaqet në formën raciale, fetare etj.

Ky fenomen përhapet nëpër qytete, fshatra e shkolla, në kolektiva pune dhe jashtë tyre. Ky po bëhet shqetësues për fëmijët, shkollat, prindërit dhe komunitetin.

Bullistët kërkojnë të jenë mbizotërues ndaj të tjerëve. Më tepër shfaqet te njerëzit ambicioz e të painformuar, tek njerëzit që nuk janë të lumtur në familjen e tyre, te djemtë që duan të bëjnë të fortin, por kohët e fundit shikohet një rritje e përqindjes dhe nga vajzat të cilat manifestojnë fenomene jo femërore, sillen si çunat, shajnë dhe ofendojnë në shoqërinë e tyre. Por edhe nga punonjës të paformuar rreth këtij dëmtimi psikologjik tek fëmijët. 


Të gjithë fëmijët apo adoleshentët që janë viktima të bullizmit shfaqin simptoma anormale, të shoqëruar me ndjenja frike dhe ankthi duke qenë të pasigurt, duke u mbyllur në vetvete, qëndrojnë të izoluar etj.

Në qoftë se kjo gjendje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, nga shkolla, nga prindërit e tyre e nga shoqëria, atëherë gjendja e tyre përkeqësohet duke kaluar në dëshpërim, në depresion duke lënë pasoja në jetën e tyre.

Duhet të dimë si t'u flasim fëmijëve duke i mbajtur afër që të shprehen për çdo gjë që i shqetëson.

T’i edukojmë dhe t’i stimulojmë në çdo aktivitet, në çdo orë mësimore, ku të gjithë të ndihen të barabartë. 

T’i mësojmë si të sillen dhe si t’i trajtojnë të tjerët, me mirësjellje dhe respekt. Fëmijët modelojnë sjelljet që shohin nga të rriturit.


STOP BULLIZMIT!


Nga M.Xhindi

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

591 Lexime
5 muaj më parë