RIKTHIMI I MËSIMIT VIRTUAL

Strategji efikase për të mirëpritur nxënësit tuaj në klasat virtuale

Nëse mësimi do të vijojë virtualisht, lind pyetja “Si do të familjarizohen nxënësit dhe mësuesit me këtë mënyrë të re”? Për fat të mirë, ka shumë mënyra kreative për të “thyer akullin” në ekran.

Java e parë e shkollës është një ndër javët më intensive. Nxënësit krijojnë njohje të reja. Nëse mësimi do të vijojë virtualisht, lind pyetja “Si do të familjarizohen nxënësit dhe mësuesit me këtë mënyrë të re”? Për fat të mirë, ka shumë mënyra kreative për të “thyer akullin” në ekran. Aktvitetet e ditëve të para nuk kanë pse të ndryshojnë rrënjësisht, sepse teknologjia ofron shumë mundësi. 



Krijoni një ftesë virtuale


Krijoni një ftesë virtuale, përmes së cilës mirëprisni nxënësit tuaj. Përpiquni t’u shpjegoni nxënësve se jo vetëm katër mure përbëjnë një klasë. Mos krijoni një ftesë standarde, pasi ajo duhet të jetë tërheqëse dhe plot humor. 



Ndërtimi i një klase virtuale përmes Bitmoj-it


A e keni një Bitmoji? Nëse jo duhet ta shkarkoni patjetër. Nxënësit do të duan të vizitojnë klasën e tyre virtuale. Ata duan ta prekin atë virtualisht, të shohin elementët që përbëjnë një klasë. Në linkun e mëposhtëm, gjeni shumë shembuj të klasave të tilla. 

https://www.weareteachers.com/virtual-bitmoji-classroom/



Kryeni sondazhe digjitale


I kujtoni ditët kur u kërkoni nxënësve të shkruajnë informacione të rëndësishme si ditëlindja apo ngjyra e tyre të preferuar? Sondazhi digjital është një zëvendësim virtual. Ju duhet të ruani privatësinë e këtij anketimi. Ju ofrojmë disa pyetje, të cilat mund t’i përdorni si shembuj. 


- Të pëlqen të punosh në grup? Pse po dhe pse jo? 

- A je i shqetësuar për mënyrën si do të zhvillohet mësimi këtë vit shkollor?

- Unë jam më i suksesshëm në shkollë kur…………………..

- Gjëja më sfiduese këtë vit është…………………………..

- Unë mendoj se lënda më e vështirë për t’u zhvilluar virtualisht do të jetë…………………………

- Nëse mund të kesh një superfuqi, cila do ishte ajo dhe pse?

- Cili është aktiviteti i preferuar që do bëje nëse do kishe tridhjetë minuta kohë?  

- Cili është libri i preferuar?

- Cila ishte detyra e preferuar nga viti i kaluar?



Krijoni lojëra, të cilat do të shërbejnë për të njohur më mirë nxënësit tuaj


Në orë ku ju e shikoni të arsyeshme, krijoni lojëra me fëmijët. Ju japim disa ide:


1. Nëse do të bllokoheshe në një ishull, cilat janë tri objektet që do merrje me vete? 

2. Cila është gjëja më befasuese rreth teje?

3. Kë person admiron më shumë?

4. Pas shkollës, më pëlqen të_______. 

5. Gjatë shkollës, më pëlqen të______. 



Krijoni një shportë shpresash dhe ëndrrash


Padleta është një aplikacion, të cilin mund ta shkarkoni në komjuterin apo telefonin tuaj. Përmes saj pyesni nxënësit se çfarë shpresojnë për këtë vit 


- Kërkojini nxënësve të gjejnë një GIF që përfaqëson mënyrën se si ndihen për fillimin e një viti të ri shkollor dhe postojeni në këtë aplikacion.

- Shkruani aty, gjithashtu, të gjitha idetë që lidhen me dëshirat, qëllimet, objektivat, ëndrrat e klasës suaj. 



Memorizimi i emrave


Të mësuarit e emrave është një detyrë e rëndësishme për ditët e para të shkollës. Për secilin nxënës krijoni një hapësirë, ku shënohet emri dhe një përshkrim i shkurtër rreth profilit të nxënësit. 



Zgjidhni emoj-et e zoom chat-it


Nxënësit kopjojnë dhe ngjitin një emoj-i, që i përshtatet më së miri personalitetit të tyre, ose mënyrës si ndihen nga të mësuarit në distancë. Më tej, e postojnë në chat Zoom.



Demostrojini nxënësve se jeni të lidhur, pavarësisht se nuk ndodheni pranë fizikisht


Ju mund të krijoni një komunitet të fortë virtual, ku nxënësit ndihen të lidhur me ju dhe me njëri-tjetrin.  Kërkojuni nxënësve të kërkojnë fjalën, në rast se duan të flasin. Por, në rast se nuk duan të flasin me zë, ju mund t’i kërkoni atyre të ngrejnë dorën. Ju japim disa ide:


- Ngrini dorën nëse keni një kafshë shtëpiake.

- Ngrini dorën nëse keni një motër.

- Ngrini dorën nëse mbani syze. 

- Ngrini dorën nëse luani një instrument. 

- Ngrini dorën nëse keni lexuar libra artistikë këtë verë. 

- Ngrini dorën nëse luani sport. 

- Ngrini dorën nëse ju mungojnë miqtë tuaj. 

- Ngrini dorën nëse ju mungon ndërtesa e shkollës sonë.

- Ngrini dorën nëse jeni të gatshëm për të mësuar në klasën tonë virtuale. 



Për nxënësit e arsimit fillor, kujdesuni që vëmendja mos u mungojë asnjërit


Nxënësit e arsimit fillor i duan shfaqjet, të recitojnë, të dalin përpara klasës dhe të interpretojnë. Ndaj zgjidhni çdo ditë nga një nxënës, që të prezantojë veten, interestat, pëlqimet, hobit, ose një vjershë të preferuar.  



Gjeni të përbashkëtat mes nxënësve


Gjeni të përbashkëtat mes nxënësve tuaj. Fillojeni fjalinë si më poshtë dhe grumbulloni përgjigjet. Ky aktivitet i ndihmon nxënësit të kuptojnë se çfarë kanë të përbashkët. 


- Mezi pres ...

- Këtë verë unë…

- Një gjë për mua që mund të të befasojë është ...

- Uroj…

- Unë nuk mund të ndalem së menduari për…

- Po nëse …

- Shpresoj …



Krijoni takime dhe video përshëndetëse

Flipgrid (#Flipgridfever) është një platformë e të mësuarit, ku mësuesit shtrojnë një pyetje dhe nxënësit përgjigjen në video. Së pari, krijoni një video, ku prezantoni veten. Pastaj, sfidoni nxënësit të krijojnë të tyren. Nxënësit shikojnë videot e secilit dhe përgjigjen me komente apo pëlqime. 



“Gjej dikë që…”

Mos harroni lojën popullore të ditës së parë, “Gjeni dikë që….”. Klikoni këtu për ta luajtur këtë lojë dhe shikoni nëse bëni “Bingo”. 



Përgatiti: Parajsa Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/ways-to-welcome-kids-virtually/


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,621 Lexime
3 vjet më parë