Detyrat gjatë pushimeve

Strategji për të ndihmuar fëmijën të bëjë detyrat e shtëpisë gjatë verës

Ka shumë shkolla fillore, të cilat praktikojnë dhënien e disa detyrave shtëpie, të cilat fëmijët duhet t’i realizojnë gjatë pushimeve të verës. Duke qenë një periudhë për të cilën fëmijët janë përgatitur të pushojnë e vetëm të argëtohen, ju si prindër duhet t’i ndihmoni të organizohen për të kryer detyrat.

Si të ndihmoj fëmijën të bëjë detyrat e shtëpisë gjatë verës?


• Përcaktoni me sa faqe do të angazhohen në një ditë. Është më e lehtë të përfundosh një detyrë nëse janë të qarta objektivat.

• Caktoni një orar, të cilin duhet ta respektoni.

• Qëndrojini pranë për ta ndihmuar.

• Bëni një verifikim mes njohurive që ka marrë fëmija gjatë vitit.

• Mos ia bëni asnjëherë ju detyrat.

• Kjo nuk do të thotë që të ndërprisni librat jashtëshkollorë. Ata duhet të vazhdojnë të mbeten ushqim për mendjen e fëmijës suaj.

• Bëni gjithmonë korrigjimin e detyrave, edhe nëse nuk e bëjnë mësuesit. Është shumë e rëndësishme të kuptohen gabimet e të punohet për përmirësimin e tyre.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,090 Lexime
2 muaj më parë