Projektet mësimore

Të mësuarit me projekte

Të mësuarit bazuar në projekte është një metodë mësimore ku nxënësit marrin njohuri dhe i zbatojnë ato, duke punuar në një projekt në të cilin ata hulumtojnë në thellësi një temë apo problem të caktuar.

Çfarë është të mësuarit bazuar në projekte (MBP)?

Të mësuarit bazuar në projekte është një metodë mësimore ku nxënësit marrin njohuri dhe i zbatojnë ato, duke punuar në një projekt në të cilin ata hulumtojnë në thellësi një temë apo problem të caktuar. Ashtu si të gjitha metodat mësimore, MBP nuk është e pavarur. Ajo bën thellimin e njohurive të marra në klasë dhe zbatimin e tyre në praktikë duke thelluar të kuptuarit e koncepteve nga ana e nxënësve.


Cilat janë përfitimet e nxënësve?


Në MBP, nxënësit punojnë për të hetuar koncepte duke bërë zgjedhjet e tyre. MBP është interesant për nxënësit, shton interesin e nxënësve, dëshirën për punë, ndihen të barabartë në angazhim, praktikojnë aftësitë e tyre gjë që çon në rritjen e rezultateve në mësim si dhe i përgatit për jetën.


Cilat janë përfitimet e mësuesve?


Mësuesit pasi kanë dhënë detyrat dhe kushtet e nevojshme për projektin, do të jetë vetëm udhëzues dhe lehtësues. Janë nxënësit ata që do të bëjnë punën. Mësuesi vlerëson vetëm me një notë në përfundim të projektit.

Çfarë është e nevojshme për tëmësuarit bazuar në projekte (MBP)?


-         Përmbajtja kryesore. Projekti është i bazuar në njohuri të kyçe që kanë marrë në mësim.

-         Kompetencat kyçe. Nxënësit ndërtojnë kompetencat kyçe të vlefshme për botën e sotme si të menduarit kritik, bashkëpunimi, komunikim, krijim etj.

-         Hulumtim i thellë. Nxënësit janë të angazhuar në një proces të zgjatur, duke kërkuar, duke bërë pyetje, duke përdorur burimet dhe duke u përgjigjur.

-         Ndërtimi i pyetjeve. MBP është fokusuar në një pyetje të hapur që nxënësit do të t’i japin përgjigje në fund të kërkimit.

-         Zgjedhjet dhe vendimet. Nxënësit do të zgjedhin, vendosin në lidhje më atë se çfarë do të krijo një (produktin), si do të përdorin kohën, burimet etj.

-         Rishikimi. Gjatë MBP, nxënësit aftësohen të rishikojnë punën, për të bërë ndryshime apo për të bërë hetime të mëtejshme.

-         Audienca. Nxënësit paraqesin punën e tyre përpara njerëzve të tjerë siç janë shokët e klasës, mësuesja por dhe prindërit.


Si mund të planifikojmë një aktivitet me të mësuarit bazuar në projekte (MBP)


  • Vendos standarde për punën.
  • Ndërto problemin dhe pyetjet bazuar mbi një informacion.
  • Planifikoni se çfarë doni ju që të bëjnë nxënësit gjatë këtij hulumtimi.
  • Ndërto një plan.
  • Vëre planin në zbatim.
  • Rishiko dhe bëj ndryshimet e duhura.
  • Prezanto.

(Përgatiti: Drita Kolndreu, Burimi: Buck Institute for Education)

16,872 Lexime
7 vjet më parë