“Tirana dhuron”, qytetarët bëhen pjesë e nismës

“Tirana dhuron” është nisma ku të gjithë u ftuan të dhurojnë diçka për ata persona që janë në vështirësi ekonomike, për ata fëmijë të cilët nuk kanë asgjë dhe as që e zgjasin dorën për të kërkuar

Mjafton të kthejmë kokën menjanë dhe do shikojmë shumë njerëz në nevojë. Për t’i ndihmuar mjafton t’i shikojmë, dëgjojmë e më pas do kuptojmë se kemi edhe ne shumë gjëra të cilat mund t’i ndajmë me ta.

“Tirana dhuron” është nisma ku të gjithë u ftuan të dhurojnë diçka për ata persona që janë në vështirësi ekonomike, për ata fëmijë të cilët nuk kanë asgjë dhe as që e zgjasin dorën për të kërkuar.

“Tirana dhuron” është një nismë sipas shembullit të Nënë Terezës. Solidariteti me fëmijët ishte kryefjala e aktivitetit të organizuar në kuadër të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Të gjithë rrobat, lodrat dhe ushqimet që u mblodhën në koshat e vendosur në pika të ndryshme në Tiranë, u organizuan dhe u shpërndanë familjeve në nevojë si dhe fëmijëve të sëmurë që ndodhen të shtruar tek Pediatria në Qendrës Spitalore Nënë Tereza.

Edhe ju të dashur lexues, mendoni ide të tilla për të ndihmuar ata që kanë nevojë.Ndajini lodrat me bashkëmoshatarët tuaj, ju do keni një lodër më pak por do bëni një shok/shoqe që të buzëqeshë.

2,263 Lexime
8 vjet më parë