Drejtshkrimi i Gjuhës shqipe

2018/2019 apo 2018—2019?

Normat drejtshkrimore tregojnë saktë si duhet t’i shkruajmë drejt këta numërorë. Numërorët i gjejmë të shkruar gabim në ditarë të shumtë në numër dhe në libra amë të shkollës, e aq më keq edhe në tekste mësimore dhe në plane vjetore, dymujore, javore etj.

2018/2019 apo 20182019?

Numërorët që shënojnë caqet e hapësirës kohore shkruhen gabimisht nga zyrtarët e MAShT-it, përfaqësuesit e DKA-ve, drejtorët, mësimdhënësit e sekretarët e shkollave. 

Normat drejtshkrimore tregojnë saktë si duhet t’i shkruajmë drejt këta numërorë. Numërorët i gjejmë të shkruar gabim në ditarë të shumtë në numër dhe në libra amë të shkollës, e aq më keq edhe në tekste mësimore dhe në plane vjetore, dymujore, javore etj.    


Nuk është aspak e drejtë po qe se shkruhet me vijë të pjerrët (/)

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2018/2019


Është e drejtë po qe se shkruhet me vizë të gjatë (—)

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2018—2019


Po citoj (DGjSh) se me vizë të gjatë në mes tyre, shkruhen:


a) emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike, si edhe emrat që shënojnë caqe kohore: 

TiranëPrishtinë, hekurudha RrogozhinëFier, kanali VjosëLevanFier; largësia TokëDiell; vija ajrore ParisTiranëPekin; lundrimi AmerikëEvropë; udhëtimi TokëHënë etj.;

periudha shtatortetor; periudha pranverëvjeshtë etj.; 


b) numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore:

periudha 19391944; tridhjetëvjetori i themelimit të Partisë  8.XI.I9418.X1.1971; katërqindvjetori i lindjes së Budit 1566 -1966; Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike 1521.XI.1962; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 2025.Xl.1972; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut 1468 1968; plani i katërt pesëvjeçar 1966 1970; viti shkollor 20182019; letërsia e shekujve XIXXX etj.; 


c) dy a më shumë emra të veçantë ose emërtime, fjalë a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjella, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një gjendje tjetër:

ndeshja e futbollit KosovëShqipëri; uniteti partipopull etj.;

trekëndëshi mësimpunë prodhueseedukim fizik dhe ushtarak;

marrëdhëniet mallparamall;


ç) emrat e bashkautorëve të një vepre: 

A. XhuvaniK. Cipo etj.


Mund të them me plot gojën se viza e gjatë kërkon më shumë kohë që të shkruhet në një tekst në Word ose në ndonjë dokument tjetër, andaj ata që kanë për ta shkruar atë e zëvendësojnë më lehtë me vijën e pjerrët a me vizën lidhëse dhe përfundojnë së shkruari në formën e gabuar.


MBANI MEND

Te numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore vendoset viza e gjatë në mes tyre. 

Viti shkollor 20182019 etj.


(MA. Mentor Hajrizi; Portali Shkollor)

15,457 Lexime
5 vjet më parë