Aktiviteti “Shfaqja e Bardhë” iu dedikua fëmijëve jetimë

Me iniciativën dhe idenë e nxënëses së shkollës “Mahir Domi” Alesia Çiftja u organizua aktiviteti i titulluar “Shfaqja e Bardhë”, i cili iu dedikohej fëmijëve jetimë

Me iniciativën dhe idenë e nxënëses së shkollës “Mahir Domi” Alesia Çiftja u organizua aktiviteti i titulluar “Shfaqja e Bardhë”, i cili iu dedikohej fëmijëve jetimë.

Aktiviteti për fëmijët jetimë, i organizuar në qendrën rinore RIEMAR, i titulluar “Shfaqja e Bardhë” u vu në zbatim me mbështetjen e Drejtorisë së gjimnazit “Mahir Domi” dhe me përkrahjen e shkollave “Dhaskal Todri”, “Luigj Gurakuqi”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Sulë Harri”.

Pjesë e aktiviteti ishte edhe shfaqja artistike me këngë, valle e poezi, e organizuar nga nxënësit e shkollës “Mahir Domi” nën drejtimin e mësueses Klotilda Lamçja, pati jehonë midis fëmijëve, duke mbushur me gëzim sytë e tyre.

Surpriza e aktivitetit ishte edhe pjesëmarrja përshëndetëse e grupit të njohur muzikor të qytetit “Alar Band”. Të ardhurat që u dhuruan nga nxënësit e gjimnazeve në fjalë shkuan për fëmijët jetimë të shkollave të qytetit të Elbasanit. Fëmijëve iu shpërndanë edhe dhurata të siguruara me të ardhurat e shkollës “Mahir Domi”.

Shkolla “Mahir Domi” fiton çmimin për “videon më të mirë”

Më herët, Forumi i Gruas me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore, Elbasan organizuan një konkurs ne fokus të së cilit ishte lufta kundër dhunës ndaj gruas. Në konkurs morën pjesë 12 shkolla të mesme të Elbasanit.

Shkolla “Mahir Domi” rrëmbeu çmimin e parë për videon më të mirë, çmimin inkurajues i cili u dha nga Radio 7 me qendër në Tiranë dhe nxënëses Elgita Ndreka iu dha çmimi “Aktorj amë e mirë” e aktivitetit.

Portali Shkollor i uron suksese shkollës “Mahir Domi” në Elbasan.

2,282 Lexime
8 vjet më parë