URIMI I ALBAS-GROUP

Albas-group ju uron suksese në vitin e ri shkollor!

Albas-group ju uron suksese në ketë vit të ri shkollor dhe ju premton që do të jetë gjithmonë pranë jush për të ndihmuar në një mësimdhënie dhe mësimnxënie efektive.

Të dashur prindër, mësues dhe nxënës,


 Ju urojmë suksese në vitin e ri shkollor 2017-2018! 


Ashtu si të gjithë ju, edhe ne në Albas-group kemi punuar intensivisht, me përkushtim dhe shumë dashuri që ky vit shkollor të fillojë mbarë, me tekste cilësore dhe metoda mësimore bashkëkohore. 


Dita e parë e shkollës është emocionuese për të gjithë ne në Albas-group. Jemi të interesuar që, të gjithë nxënësit dhe mësuesit, që kanë në duart e tyre librat tanë, të kenë të gjitha materialet ndihmëse, në mënyrë që orët e mësimit të jenë të suksesshme. Nga ana tjetër, marrim përsipër të sqarojmë çdo prind të shqetësuar, që fëmija i tij të jetë i pajisur me të gjitha mjetet mësimore didaktike.


Redaksia e Albas-it gjatë gjithë kohës ka punuar me përkushtim dhe dashuri duke gdhendur në faqet e librit çdo informacion të domosdoshëm për nxënësit dhe mësuesit. 


Shtypshkronja Deaprint ka shtypur librat shkollorë me cilësi të lartë në mënyrë që gjithçka të jetë e saktë dhe e ofruar bukur. 


Albas Office është kujdesur që të gjithë librat të shpërndahen në kohë në të gjitha shkollat e vendit, edhe në shkollat më të largëta. 


Portali Shkollor Albas ka bërë të mundur që versioni elektronik i librit shkollor të jetë funksional dhe lehtësisht i përdorshëm për të gjithë ju, nxënës, mësues dhe prindër.


Albas-group ju uron suksese në ketë vit të ri shkollor dhe ju premton që do të jetë gjithmonë pranë jush për të ndihmuar në një mësimdhënie dhe mësimnxënie efektive. 


Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të vënë në dispozicionin tuaj të rejat e fundit të shkencës dhe të arritjeve didaktike, që do t’ju shërbejnë ju për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. 


Ne kemi krijuar një strategji të re të të mësuarit, bazuar në kërkimin, zbulimin, krijimin dhe zgjidhjet praktike, duke hapur botën përpara nxënësve tanë dhe duke zhvilluar vlera të reja të shoqërisë sonë.


Për çdo nevojë tuajën jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ; [email protected]


(Albas)

2,555 Lexime
6 vjet më parë