Urimi i Albas-Group

Albas-grup uron të gjithë mësuesit gëzuar festën e "7 Marsit"

Portali Shkollor-ALBAS ju uron të gjithëve: Gëzuar “7 Marsin”, festën e mësuesit. Puna juaj e palodhur, profesionalizmi dhe përkushtimi e bëjnë këtë botë më të mirë, më të kulturuar dhe më të lumtur.

Të nderuara mësuese dhe të nderuar mësues!


Portali Shkollor ju uron të gjithëve: Gëzuar “7 Marsin”, festën e mësuesit. Puna juaj e palodhur, profesionalizmi dhe përkushtimi e bëjnë këtë botë më të mirë, më të kulturuar dhe më të lumtur. Falë jush fëmijët tanë rriten dhe formohen për të përballuar të gjitha vështirësitë dhe sfidat e jetës.


Gjejmë rastin që t’ju falënderojmë për punën tuaj fisnike dhe ju premtojmë që ne do të jemi pranë jush duke ju ndihmuar në punën tuaj të përditshme me tekste dinjitoze, libra digjitalë me materiale multimediale, programe mësimore, orë model, trajnime falas dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet.


Portali Shkollor- ALBAS do të jetë partneri juaj dhe do ju gjendet gjithmonë pranë.

Falënderojmë të gjithë mësuesit, të cilët falë dëshirës dhe përkushtimit, kanë përdorur me iniciativën e tyre personale si dhe me mbështetjen tonë, tekstet digjitale në orën e mësimit. Do të jemi pranë jush sa herë që ju do të keni nevojë për asistencën tonë.


Faleminderit për të gjitha sugjerimet që na keni shkruar në [email protected]

Të nderuara mësuese dhe të nderuar mësues, së bashku gjithmonë do të kemi sukses.


Gëzuar “7 Marsin”!


Sinqerisht Portali Shkollor-ALBAS

2,395 Lexime
6 vjet më parë