Trajnimet e mësuesve

Albas ofron trajnime me kredite për modulet e akredituara nga MASR

Shtëpia botuese “Albas” do të jetë më afër mësuesve tashmë duke ofruar trajnime me kredite për modulet e akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Shtëpia botuese “Albas” do të jetë më afër mësuesve tashmë duke ofruar "Trajnime me kredite" për modulet e akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. 


Temat e moduleve janë:  

“Menaxhimi i klasës” – Kodi: 17ekp127

“Mësimdhënia në kurrikulat e reja” (parashkollori; cikli 9-vjeçar; shkolla e mesme) -  Kodi: 17mn112

“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” -  Kodi: 17çn67


Trajnimet do të fillojnë të zhvillohen duke nisur nga data 9 Mars 2018 në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës. Vendi dhe ora e saktë do t’ju njoftohet më vonë. 


Trajnimi kushton 2 mijë lekë, zgjat 2-3 ditë nga 3-4 orë në varësi të modulit. 


Për regjistrime na kontaktoni në adresën e emalit: [email protected] ; +355 04 231 9002

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë, me kredite të njohura nga MASR-i. 


Materialet e nevojshme për trajnim përgatiten nga qendra e trajnimit dhe pajisja me to e çdo pjesëmarrësi, është e përfshirë në pagesën e regjistrimit. 


(Portali Shkollor)

7,778 Lexime
6 vjet më parë